Catfish, vjedhja e identitetit social

Përveç “fake news” në rrjetet sociale shtohen edhe llogaritë “fake”, pra false. Një fenomen që po merr një rëndësi të veçantë mes adoleshentëve, që shpesh përdorin profile false apo identitete të vjedhura, (catfish).
Qëllimi i tyre është denigrimi i përdoruesve të tjerë apo qëllime dashakeqe. Të paktën kështu thuhet nga një hetim i kryer mes adoleshenteve në 10 vende evropiane nga Ipsos Mori,në ditën e Safer Internet Day.

Pothuajse tre të intervistuar në 10, konfirmojnë se njohin dike që ka krijuar një profil fals, qoftë me qëllim për të bërë llogarinë e vetë ‘autentike’, dhe komenteve pozitive për ta bërë më tërheqëse, qoftë dhe për të denigruar përdoruesit e tjerë. Vetëm 3% pranonin se e kanë bërë vetë këtë gjë për të dërguar mesazhe apo komente negative tek të tjerët. Këto fakte janë shqetësuese pasi janë kyçe për “cyber bulizmin”.

Një rast i vjedhjes së identitetit është ai i një vajze në SHBA që është përfolur në mediat ndërkombëtare. Asaj i kishin vjedhur foton, por fytyra ishte e një personi tjetër.