WhatsApp Gold është një mashtrim i ri nga i cili duhet të bëni kujdes
A kanë të famshmit akses në aplikacione apo shërbime të ndryshme nga ato që na ofrohen ne? Para se Facebook Live të bëhej publik, ishte një karakteristikë në dispozicion vetëm për njerëzit e famshëm, e cila është arsyeja se pse ndoshta nuk do të habitemi që disa mund të besojnë mashtrimin më të fundit.
Sipas njoftimeve, së fudmi është shfaqur një mashtrim i ri i cili e quan vetën e tij si WhatsApp Gold. Ky është një mesazh që përdoruesit kanë raportuar se kanë marrë të cilin ju mund ta shihni në screenshot-in më poshtë. Në këtë mesazh tregohet ikona e WhatsApp e cila është ridizenjuar me një ngjyrë të zezë dhe ari.
Mesazhi thotë: “Hey Finally Secret WhatsApp golden version has been leaked. This version is used only by big celebrities. Now we can use it too.” që i përkthyer në shqip do të thotë: “Hej, më në fund Secret WhatsApp, versioni i artë është lançuar. Ky version është përdorur vetëm nga personat e famshëm. Tani mund ta përdorim dhe ne gjithashtu.” Më pas jep një lidhje e cila ju dërgon në një faqe interneti në të cilën përdoruesit mund të shkarkojn këtë version që supozohet se është përdorur nga personat e famshëm. Tani natyrisht pa qenë nevoja t’ua themi ne, është e qartë se ky është një mashtrim (scam).
Ky sajt besohet të përmbajë programe keqdashëse që me sa duket kërkon të instalojë vetën e tij në telefonin apo kompjuterin tuaj për të vjedhur të dhënat tuaja personale. Nëse ju merrni një mesazh të tillë, gjëja më e mirë për të bërë është të bllokoni numrin dhe fshini mesazhin.