Dell Canvas është si Surface Studio por pa PC
Dell ka zbluar Dell Canvas-in e ri, një ekran 27 inç të quajtur ndryshe “smart workspace” i cili është një alternativë ndaj Surface Studio, por pa pjesën e PC-së.
Ky ekran ka një rezolucion QHD dhe ka në shënjëstër artistët, ndër të tjera, të cilët dëshirojnë të punojnë mbi krijmitaritë e tyre në një mënyrë të ngjashme me atë të një lapsi dhe letre. Dell shprehet se Canvas është zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft.
Dell Canvas në thelb është një ekran me të prekur, shumë i madh, të cilin përdoruesit duhet ta lidhin me kompjuterin e tyre Windows 10. Pajisja mund të vendoset rrafsh në tavolinë, siç tregohet dhe në imazhet më lart, ose mund të vendoset në një pozicion tjetër, në varësi të asaj çfarë ju keni nevojë. Ky model sigurisht ofron mbështetje për Totem dhe stylus.
Totem funksionon me të njëjtën mënyrë siç funksion dhe Microsoft Dial, pra kanë po të njëjtat kode, që do thotë se çdo aplikacion që integrohet me Dial do të integrohet dhe me Totem gjithashtu. Aspekti negativ i kësaj është se vetëm pak aplikacione integrohen deri tani me këto pajisje, me mungesën shumë të dukshme të Adobe Creative Suite.
Sipas Dell, Canvas mund të fuqizohet ‘praktikisht nga çdo pajisje Windows 10’ duke e bërë të përshtatshme për një gamë të gjerë konsumatorësh.
Së fundmi, Dell nuk e pozicionon këtë si një klon të mundshëm të Surface Studio, megjithëse është shumë e vështirë për të mos i krahasuar pavarësisht dallimeve të tyre relativisht të konsiderueshme. Kompania ka në plan të lançojë Dell Canvas në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet websajtit të tij më 30 Mars me një çmim fillestar prej $ 1,799 USD.