Xiaomi Mi Tv 4 është 30% më i hollë se një iPhone

Xiaomi ka prezantuar tek CES 2017 televizorin e tyre më të ri, Mi TV 4. Ky televizor, i cili do të vijë në tre madhësi (45, 55 dhe 65 inç) është 30% më i hollë se një iPhone. Është vetëm 4.9 mm i trashë në pikën e tij më të hollë.

Hugo Barra, zv. president i Xiaomi-t theksoj se në thelb është i padukshëm nëse e shihni anash dhe praktikisht nuk ka asnjë bezel.

Sa i përket sistemit të operimit, Xiaomi po përdor sistemin AI-driven dhe ndërfaqen e tyre PatchWall.

“Një nga inovacionet tona më të mëdha në ndërtimin e televizorave të zgjuar është afrimi në ndërtimin e televizorave modular,” u shpreh Barra. Ndërkohë që televizorat tipik vijnë me ekran dhe motherboard në një paketë të vetme, me televizorin e tyre modular, Xiaomi lejon përdoruesit që në mënyrë të pavarur të përmirësojnë motherboard-in e tyre, i cili ka tendecë të jetë shumë më i lirë se ekrani.

Për shkak të kësaj, Mi TV 4 gjithashtu përfshin një sistem audio i cili në fakt përfshin të gjitha portat e TV-së. Xiaomi tani përdor vetëm një kabëll të vetëm për të lidhur sistemin e audios me TV-në.

Barra gjithashtu foli dhe për eksperiencën e audios. Sistemi i audios Dolby Atmos në Mi TV 4 vjen me 10 altoparlant dhe me një subwoofer.

Përveç televizorit të ri, kompania gjithashtu lançoi një version të bardhë të telefonit të tij Mi Mix dhe një router të ri me një hard disk të ndërtuar brenda në të i cili ju lejon të bëni backup të gjitha pajisjet tuaja në shtëpi.

Televizori i ri do të shitet në Kinë për “më pak $ 2,000”.