SanDisk sjell një USB i cili transferon filma 4K në më pak se 15 sekonda
SanDisk ka prezantuar dje USB-në e tyre më të shpejtë, SanDisk PRO USB 3.1 Solid State Flash Drive 256GB.
USB-ja e re sjell një shpejtësi leximi mbi 420MBps dhe një shpejtësi shkrimi 380MBps, e cila është shumë e përafërt me shpejtësinë e një solid-state drive (SSD). Kompania u shpreh se përdoruesit mund të transferojnë një film të plotë 4K në drive në më pak se 15 sekonda duke përdorur një portë USB 3.1.
Me një çmim prej $180 ($1.42 për gigabajt), kompania ka si shenjestër entuziastët e teknologjisë, “ose këdo që krijon dhe ndan të dhëna të mëdha”.
Driveri gjithashtu vjen edhe në versionin 128GB për $80.
USB-ja sjell një dizajn të pastër me një me një shtresë e jashtme metalike prej alumini.
256GB SanDisk Extreme PRO USB 3.1 Solid State Flash Drive do të jetë në dizpozicion nga fundi i Janarit tek Amazon.com dhe Best Buy.
USB-ja gjithashtu vjen dhe me softuerin e SanDisk SecureAccess, i cili ofron kriptim 128-bit dhe mbrojtje me fjalëkalim.
SanDisk Extreme PRO USB 3.1 Solid State Flash Drive mbështetet nga Windows Vista dhe më lart dhe Mac OS X v10.6+.