Dell prezanton versionin e përmirësuar të XPS 15 me 32 GB RAM

Çfarë mund ta quani një laptop të ri 15 inç i cili ofron çipin e fundit Intel dhe Nvidia së bashku me një bateri gjigante dhe 32 GB RAM? Dell përgjigjet: jo Apple MacBook Pro 15!

Nëse dëshironi të merrni teknologjinë e fundit dhe një RAM shumë të madh, Dell thotë se duhet ta anashkaloni MacBook Pro 15 në favor të laptopit të tyre të përmirësuar XPS 15, i cili paketon gjeneratën e 7 të proçesorëve Intel Kaby Lake me 4 core së bashku me GPU-në e re të Nvidias GTX 1050 me 4GB GDDR5 .

Për pjesën më të madhe, ky është një përsëritje e XPS 15 e cila mori një ridizenjim të plotë të vitin e kaluar.

Karatkeristikat e XPS 15

XPS 15 sjell një portë të plotë HDMI, një portë Thunderbolt 3 e cila mbështet karikimin së bashku me dy USB Type A dhe një lexues kartash SD.

Sa i përket ekraneve, Dell XPS 15 vjen me dy opsione ekranesh. Konsumatorët mund të vendosin të zgjedhin atë me ekran 15.6 inç Full HD InfinityEdge me rezolucion 1920×1080 por pa prekje ose ekranin me prekje Ultra Sharp Ultra HD InfinityEdge me rezolucion 3840×2160.

Laptopi punon me Windows 10 dhe fuqizohet nga gjenerata e shtatë e proçesorëve Intel Core me zgjedhje të cilat variojnë duke filluar nga i3-7100H me 3GHz dhe i7-7700HQ me 3.8GHZ. Në këtë laptop, jeta e baterisë është më e gjatë se 15 orë, sipas Dell. Ndërkohë që fansat e MacBook Pro nuk kanë qenë aspak të kënaqur me vendimin e Apple për të limituar MacBook Pro në 16 GB RAM, Dell mund të paketoj XPS 15 me mbi 32 GB RAM DDR4.

Opsionet e hapësirës përfshijnë një hard drive hibrid tradicional me 500GB, një hard drive 1TB i lidhur me M.2 drive i cili përdor Smart Response Technology caching ose një SSD M.2 PCIe me kapacitet 256GB, 512GB ose 1 TB.

Çmimet për XPS 15 fillojnë nga $999.