SanDisk prezanton kartën microSD të certifikuar për telefonat Android
Kartat microSD sa vijnë dhe bëhen edhe më të lira duke ofruar shumë dhe më shumë hapësirë. Megjithatë, jo të gjithë karta microSD ofrojn një perfomancë të njëjtë dhe disa prej tyre nuk rekomandohen për telefonat tuaj Android. Për këtë arsye Shoqata SD prezantoj një çertifikatë të re për kartat microSD pak javë më parë, e cila ka si qëllim të ndihmojë blerësit të zgjedhin kartat e duhura për pajisjet e tyre Android.
Tani, tek CES 2017, SanDisk ka prezantuar microSD-në më të madhe në botë e cila ka marrë dhe certifikatën A1 për pajisjet Android.
A1, shkurt për App Performance Class 1, është një klasifikim i cili ka si qëllim të sigurojë që aplikacionet të punojnë siç duhet kur instalohen në një kartë microSD.
Karta e re SanDisk do të jetë në dispozicion në mbarë botën për $199.99. Karta supozohet të të transeforjë të dhëna me një shpejtës mbi 95MB/s.
Në Qershor 2016, SanDisk prezantoj kartën microSD më të shpejtë në botë, duke përfshirë dhe Extreme (një shpejtësi transferimi mbi 100MB/s dhe një shpejtësi shkrimi mbi 90MB/s). Nëse keni blerë tashmë një të tillë nuk është nevoja ta braktisni në favor të kartës së re të certifikuar për shkak se ofrojnë po të njëjtën performancë.