fbpx

Skylake-i i Dell XPS 13 Precision workstation vjen me Ubuntu-n e preinstaluar

Ne na pëlqeu shumë përditësimi i Dell XPS 13 të fuqizuar nga Skylake, edhe vëllai i tij, XPS 15, ishte gjithashtu shumë mirë.

Por nëse deri më tani po i shikonit këto produkte dhe po mendonit: “Epo, parametrat janë shumë të mira, por do të dëshiroja shumë që atë të kishin sistem operativ Linux,”, Dell-i ka lajme të mira. Programi “Varianti i Zhvilluesve” i kompanisë ka përfshirë edhe sistemin e ri Skylake.

Varianti i XPS 13 i zhvilluesve është pak më ndryshe se sa versioni Windows, duke qenë që ata përdorin adaptorët Intel Wi-Fi (Në vend të pjesëve të markës së Dell). Ndryshe, një tjetër arsye është edhe fakti se këta Lap-Top-ë do të vijnë me sistem operimi Ubuntu 14.04 LTS në vend të Windows 10. Gjithashtu edhe rangu i konfigurimeve është ngushtuar. Aktualisht, ekrani i bukur 3200×1800 me prekje është në dispozicion vetëm me procesorët i7. Kjo mund të shoqërohet me 8GB RAM dhe 265 SSD, ose 16GB RAM dhe 512GB, ose 1TB SSD. Dell thotë se pak më vonë, një model me procesor i5 me 8GB RAM, 256GB, dhe ekran 1920×1080 pa prekje do të jetë i disponueshëm.

Një rang i workstation-ëve me markën Precision është gjithashtu në dispozicion. Për ato që u pëlqeu pamja e XPS 15, Precision 5510 është pothuajse një klon identik i tij, thjeshtë me opsione pak më të ndryshme të CPU dhe GPU dhe të Intel Wi-Fi. Në modelin Precision, sistemi mund të përfshijë procesorë të markës Xeon dhe GPU të markës Quadro. Rangu i Precision 3510, 7510 dhe 7710 do të jetë gjithashtu në dispozicion, duke u dhënë blerësve një fushë përmasash, peshash dhe specifikash më të gjera.

Ndryshe nga XPS 13, i cili ofron konfigurime të limituara, sistemet e Precision janë plotësisht të konfigurueshme: çdo kombinim i procesorëve, memorjeve, ruajtjeve. CPU-ve dhe ekraneve është i mundshëm. Pastaj, sistemi i operimit është një mundësi konfigurimi e thjeshtë. Ato vijnë me sistem të parazgjedhur Windows, por ju mund të zgjidhni Ubuntu në vend të tij dhe të kurseni $100 nga çmimi.

Dell po planifikon të mbështesë Ubuntu 16.04 LTS pas daljes së tij muajin që vjen.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.