Aplikacioni falas i javës në App Store: oneSafe Premium Password Manager (Kurseni $5)

Aplikacioni oneSafe Premium Password Manager për iOS jepet falas për herë të parë. Ky aplikacion shitet zakonisht për 5-9 dollarë amerikanë dhe ka qenë në ofertë më parë për vetëm 1 dollarë kur u prezantua në vitin 2013. Ka një vlerësim prej 4,5 nga 5 yje nga plot 3,200 klientë të App Store.

Shkarkojeni këtë aplikacion në iPhone-in, iPad-in apo Mac-un tuaj dhe ju do të keni akse në të gjithë fjalëkalimet tuaja apo të dhënat tuaja përkatëse. I gjithë informacioni është i mbrojtur me një enkriptim AES-256 dhe është i sinkronizuar me iCloud apo Dropbox. Gjithashtu mbështet 3D Touch dhe shtojcat e tjera të iOS.

oneSafe është si një Fort Knox në xhepin tuaj! oneSafe ju jep siguri të avancuar për fjalëkalimet tuaja me karakteristika si Touch ID, auto lock, decoy safe, intrusion detection, gjendjen e vetë-shkatërrimit dhe mbrojtje dyfish për të dhënat tuaja më të ndjeshme.

Për më shumë aplikacione në ofertë, shikoni kategorinë tonë të promocioneve ku do të gjeni plot aplikacione apo lojra të cilat jepen falas.

onesafe-premium-password-manager-deal

onesafe-free-app-of-the-week-03

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.