fbpx

Shfaqen pamje të Facebook Messenger për Windows 10

Qëllimi më i madh i Microsoft me Windows 10 është të inkurajojë zhvilluesit për të krijuar aplikacione universale që të funksionojnë në të gjitha pajisjet: PC, tablet, dhe smartfonë. Gjigandi softuerik tani ka një aleat, Facebook. Tek eventi i pajisjeve Microsoft Windows 10 që u mbajt sot në mëngjes në New York kompania zbuloi se Facebook po krijon aplikacione Windows 10 për Messenger, Instagram dhe Facebook.

Por si për çudi sot, falë disa pamjeve më të fundit marrë nga WindowsBlogItalia, vëmë re atë çfarë mund të duket si aplikacioni zyrtar i Facebook Messenger për Windows 10. Tani për tani për të aksesuar Messenger mund të bëhet duke vizituar Facebook në shfletuesin tuaj, duke shkuar tek shumë pak i njohuri Messenger.com, ose duke përdorur aplikacionin në smartfonin/tabletin tuaj.

Facebook Messenger

Nga ajo çfarë mund të themi në bazë të pamjeve, duket se versioni desktop i aplikacionit ngjan shumë me ndërfaqen e përdoruesit në Messenger.com, e cila në fakt është një gjë e mirë.

Përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe, të marrin njoftime, dërgojn foto, video, Gifs, dhe më shumë. Facebook vetë ka konfirmuar për ekzistencën e aplikacionit në një deklaratë të lëshuar për VentureBeat, “Ne jemi duke testuar Messenger për Windows 10 në një përqindje të vogël njerëzish në disa vende dhe në këto momente nuk kemi hollësi të tjera për të ndarë me ju.” Për fat të keq nuk u tha asnjë fjalë në lidhje me lëshimin e tij, kështu që na mbetet vetëm të presim.