Chrome OS tashmë mbështet zyrtarisht aplikacionet Linux
Prova e parë e mbështetjes së aplikacioneve Linux në Chrome OS u shfaq në Shkurt, me aplikacion Terminal në Chrome OS Dev.
Siç parashikohej, Google zyrtarisht njoftoi mbështetjen e aplikacioneve Linux në konferencën për zhvilluesit që u mbajt ditën e djeshme në Kaliforni. Android Studio ishte një nga aplikacionet që u thkesua më tepër nga të tjerët, së bashku me tekst editor-in Atom të GitHub. Pavarësisht këtij progresi të madh për Chrome OS, Google nuk është se shpenzoj shumë kohë duke diskutuar ne lidhje me të.
Për momentin, aplikacionet Linux mbështeten vetëm në Pixelbook me Chrome OS Dev. Është pothuajse e garantuar që kjo karakteristikë do të arrijë dhe në modelet e tjera, duke marrë parasysh angazhimet e fundit të Chromium. Gjithashtu po punohet edhe për Chromebook-ët me bazë ARM, si Samsung Chromebook Plus.