Keni dëshirë të provoni Windows 10? Mundësinë ua jep ky emulator
Nëse jeni një përdorues i OS X dhe jeni kurioz për Windows 10, apo jeni një përdorues i Windows 7 apo 8 që mundoheni vazhdimisht të shmangni atë njoftimet e mërzitshme “pop-up” për të instaluar Windows 10, ju tani mund të provoi këtë sistem operimi pa qenë nevoja ta instaloni atë.
Microsoft ka lançuar një portal të pa parë i cili ju sjell një eksperiencë unike dhe të plotë të Windows 10 në çdo PC, tablet apo smartphone.
Si fillim, faqja e përdor termin “emulator” por demonstrimi nuk është i atillë. Në vend të tij, portali i Microsoft përdor ekranin e një laptop-i dhe demonstrimet e filmuara të cilat ju tregojnë rreth mjedisit të Windows. Kur ju klikoni diçka, si p.sh. “Stay on top of my calendar,” portali ju shfaq një demonstrim se si funksionojnë gjërat në Windows 10.
Në total janë 11 tema, dhe secila me një nën-temë e cila ju tregon ju se si të navigoni, dhe se si funksionojnë gjërat në përgjithësi në Windows 10.
Pasi të keni mbaruar, ju mund të provoni emmulatorët për tablet apo smartphone për t’u njohur më shumë me “Sistemin Operativ më të mirë të të gjitha kohërave”.
[button link=”https://www.microsoft.com/en-us/windows/emulator?tduid=(5d15b4e082bc42e7b31f8a9cf8710a8b)(256380)(2459594)(TnL5HPStwNw-TGJtWuIVX1XipiXNsz.EoA)()” icon=”windows”]Portali i Windows 10[/button]