Facebook Live tani në dizpozicion edhe në desktop
Sot, të gjithë përdoruesit mund të transmetojnë Live direkt nga kompjuteri i tyre, nëpërmjet webkamerave, pajsijeve profesionale dhe softuerëve të lidhur me desktop duke ju u dhënë mundësia të transmetojnë edhe lojrat nga kompjuteri tyre.
Më parë, Facebook lejonte vetëm faqet për të transmetuar nga desktopi i tyre, jo përdoruesit, dhe vetëm disa zhvillues lojrash për të trasnemstuar lojrat e tyre, si Blizzard.
Aftësia për të përdorur harduerë dhe softuerë për të transmetuar Live direkt nga News feed mund të lejoj krijuesit të shtojnë grafika në ekran, tituj dhe shumë gjëra të tjera në mënyrë që të bëjnë transmetimin e tyre sa më tërheqës.
Facebook Live në desktop ju dërgon përtej opsioneve që ju jep Twitter dhe Periscope dhe sjell në garë shërbime që kanë kohë që ofrojnë diçka të tillë si YouTube, Ustream dhe Livestream, gjithashtu dhe startup-e si YouNow. Facebook shprehet se e sheh transmetimin në desktop të dobishëm për aktivitete si vlogging ku mbajtja e telefonit në duar është e mërzitshme si për krijuesit ashtu edhe për shikuesit, për shkak të dridhjes së pamjes.
Shtytja agresive e Facebook në transmetimin live tregon qëlimin e tij për të përvetësuar foljen “Live” dhe kërkon me ngulm që të jetë vendi i vetëm ku njerëzit të transmetojnë diçka e cila ja vlen të ndahet. Me lançimin e Periscope në Prill 2015, Facebook reagoi shpejt sa i përket tranemtimit Live dhe shtoi Live API për pajisjet profesionale. Periscope shtoi një API vetëm dje. Tani me lançimin në desktop, Facebook kërkon të jetë një mjet kudo transmetimi.