A e dinit se në Facebook Messenger ekziston një inbox i fshehtë?

Shumica prej nesh mund ta kenë zbuluar dosjen “others” në Facebook Messenger, dhe mesazhet që kemi lexuar aty mund të kenë qenë shumë qesharake, sidomos nëse ju që po e lexoni jeni femër, por a e dinit se ekziston një dosje tjetër e fshehur, e cila mund të jetë akoma më keq?

Facebook ka një filtër automatik i cili i pengon mesazhet nga personat e panjohura t’ju vijnë direkt në inbox, bashkë me ato të cilat ju kanë dërguar miqtë tuaj, por vetëm nëse ju klikoni atë butonin e mirë-fshehur.

Nëse ju hapni Messenger, më pas Settings, pastaj klikoni People, më pas Message Requests dhe See filtered requests, atëherë ju sapo keni gjetur thesarin! Unë vetë nuk gjeta shumë të tillë, vetëm disa vajza super tërheqëse të cilat kishin shumë dëshirë të flisnin me mua, disa oferta interesante për punë me rroga të kënaqshme, disa oferta pushimesh all-inclusive të paguara nga dikush tjetër, por vetëm ndonjë trashëgimi nga ndonjë princ Nigerian nuk kisha marrë.

Kisha edhe nja dy mesazhe nga disa të afërm, të cilët kisha vite pa i takuar, dhe që me siguri do u ketë mbetur qejfi pse nuk u kam kthyer mesazhin. E kush rri e u shpjegon se si funksionon algoritmi i Facebook-ut tani!

Këto arrita të gjej unë në inbox-in tim të fshehur. Tani është radha juaj të kontrolloni këtë inbox të fshehtë, dhe na tregoni në komente se çfarë gjetët aty.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.