Facebook ndihmon të verbrit “të shohin” fotot nëpërmjet Inteligjencës Artificiale
Facebook ka prezantuar një karakteristikë të re në aplikacionin e tyre për iOS për të ndihmuar të verbrit për të “parë” fotot.
Me ndihmën e IA, aplikacioni gjeneron automatikisht një përshkrim të çdo fotoje që publikon një përdorues. Ndërkohë që ata përdorin lexuesin e ekranit në iOS, ata do të jenë në gjendje të dëgjojnë një listë përshkrimesh të imazhit, si “Imazhi mund të përmbajë tre njerëz, buzëqeshje, jashtë.”
Përshkrimet, të quajtura Tekst Alternativ Automatik, gjenerohen si tekste alternativë të imazhit. Është një atribut standart i HTML i krijuar për aksesueshmëri të përmirësuar, në mënyrë që mjetet e leximit të ekranit mund t’i zgjedhin lehtë.
Inteligjenca Artificiale pas saj përdor teknologjinë e njohjes së objektit nga Facebook për të identifikuar se çfarë ka në foto. Kompania thotë se iu deshën 10 muaj për ta zhvilluar këtë karakteristikë në fazën e tanishme, duke përdorur rrjete neurale të cilat imitojnë trurin për të mësuar se si të njohin imazhet pasi të jenë trajnuar me miliona shembuj.
Teksti alternativ automatik është i disponueshëm në Anglisht për përdoruesit e iOS në Sh.B.A, Mbretëri të Bashkuar, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. Facebook thotë se së shpejti do ta përditësojë shërbimin në platforma, gjuhë dhe vende të tjera.