Guess The Movie Quiz! tashmë në dizpozicion për shkarkim në Windows Store
Guess the movie quiz është një aplikacion falas për Windows 10 i cili ju lejon të gjeni emrat e filmave duke përdorur imazhet. Ky kuic filmash është i lehtë dhe ju do argëtoheni jashtë masë nëse jeni një maniak filmash. Aplikacione ju shfaq imazhe lidhur me filmin dhe disa karaktere poshtë tyre. Nga imazhet ju duhet të gjeni emrin e filmit duke përdorur këto karaktere.
Aplikacioni mund të shkarkohet nga dyqani i Windows 10 ose nga linku i dhënë në fund të artikullit. Në momentin kur lançoni aplikacionin për herë të parë do shihni këtë pamje siç tregon ky screenshot më poshtë.
Për fillestarët ju do keni tre nivele të ç’bllokuara. Më shumë nivele do të ç’bllokohen ndërkohë që ju shkoni përpara në lojë. Pas zgjedhjes së nivelit ju mund të filloni të luani lojën.