Aplikacioni i Facebook në iOS, tani ofron mbështetje për Live Photos

Kur Apple paraqiti karakteristikën e re të Live Photos në iPhone 6s dhe 6s Plus në Shtator, Phil Schiller tha në skenë që Facebook është angazhuar për të mbështetur formatin e ri të fotove nga fundi i vitit. Facebook tani ka njoftuar se do të fillojë të lëj një numër të vogël të përdoruesve të shkëmbejnë Live Photos në rrjetin social që nga dita e sotme.

Të shkrepësh Live Photos ju duhet të keni njërin nga telefonët e ri të Apple, iPhone 6S ose 6S Plus, por çdo iPhone apo iPad në versionin e fundit të iOS mund të shikoj formatet e reja të fotove, e cila si karakteristikë sjell video dhe audio mbasi fotoja të jetë shkrepur.

Në fillim të këtij muaji, Tumblr u bë rrjeti i parë i madh social që ofroi mbështetje për Live Photos përmes përditësimit së aplikacionit të saj në iOS.

Shikimi i Live Photos në platforma të tjera, duke përfshirë këtu web-in nuk ka mbështetje ende nga Apple, në këtë rast të gjithë të tjerët do ta shohin imazhin pa kontekstin e shtuar. (Mund të shihni Live Photos tek aplikacioni i Apple në MAC, Apple Photo, por jo në Messages apo diku tjetër.)