Google do ju ndaloj të regjistroni direkt në YouTube nga kamera juaj muajin që vjen

Google ka bërë të ditur se do të mbyll funksionin e regjistrimit në Webcam YouTube më 16 Janar.

Opsioni për të regjistruar nga kompjuteri juaj drejt dhe në faqe erdhi në vitin 2006, kur Google bleu YouTube, por sipas kompanisë, kurrë nuk pati një ngritje dhe është përdorur rrallë.

Google gjithashtu thotë se fakti që punon me Flash, e cila nuk mbështetet më, është një tjetër arsye për largimin e këtij opsioni.

Nga largimi i këtij opsioni mundësia e vetme për të regjistruar video nëse nuk keni një kamera të jashtme është duke përdorur softuer të tjerë, si Photo Booth në Mac ose Camera në Windows dhe më pas ta ngarkoni atë në YouTube.