Fshini të dhënat tuaja në Windows në mënyrë të sigurtë

FileWing Shredder është një program falas për sistemin operativ Windows të cilin mund t’a përdorni për të fshirë të dhënat tuaja (skedar, fotografi etj) në mënyrë të sigurt duke parandaluar kështu rikthimin e tyre.

Kjo mund të jetë e dobishme në qoftë se kompjuterin tuaj keni ndërmend t’a falni apo t’a shisni dhe nuk dëshironi që informacionet tuaja të ndjeshme të bien në duart e dikujt tjetër. Dikush mund të mendoj që në “momentin kur kam ndërmend t’a shes, i fus një formatim”. Kjo nuk është zgjidhje sepse edhe në këtë rast të dhënat tuaja mund të rikuperohen me anë të programeve të ndryshme, ku për njërin nga këta programet, Easeus Data Recovery kam krijuar dhe një tutorial.

Ka dhe mënyra të tjera për të trajtuar këtë rast, për shembull, duke vendosur të dhënat tuaja të rëndësishme në hapësirat e kriptuara.

Versioni falas i FileWing Shredder mbështet shkatërrimin e të dhënave, si fotografitë, skedarët etj në çdo pajisje të lidhur me një PC që punon me Windows.

Filewing Shredder

Versionin Pro të programit, mund t’a bleni nga uebsajti zyrtar, i cili shton mundësitë për të pastruar në mënyrë sigurt hapësirën e lirë në disk dhe për të formatuar të gjithë drive-t në mënyrë që të dhënat tuaja të mund mos rikthehen më.

Filewing Shredder_1

Abelssoft, kompania që zotëron programin, kërkon që përdoruesit të krijojnë një llogari para se të mund të përdorin FileWing Shredder.

Programi aktivizohet në momentin që ju veriikoni adresën e-mail që keni përdorur për t’u regjistruar. Nëse jeni duke përdorur versionin falas, ju keni mundësi të përdorni vetëm opsionin “delete files and directories”.

Është një proces me dy hapa për konfigurimin e shredding. Ju mund të vendosni fotografitë, dosjet ose koshin e riciklimit në këtë hap. Pasi të keni shtuar të gjitha dosjet apo skedarët që ju doni të fshini, klikoni butonin Next për të vazhduar proçesin.

Filewing Shredder_2

Këtu ju mund të rregulloni mënyren e fshirjes së të dhënave në sistem. I para-zgjedhur është opsioni “very safe” (sq. shumë i sigurt), të cilin mund t’a ndryshoni në “Safe” (sq. të sigurt) apo “ultra safe” (sq. tepër të sigurt). Edhe pse nuk është shpjeguar direkt, preferencat këtu përcaktojn se cilat algoritme programi vë në dispozicion në kutinë “Select algorithm”.

Opsioni Safe për shembull liston dy algoritme, atë të Departamentit të Mbrojtjes dhe algoritmin Schneider, ndërsa “ultra safe” Vistr ose Gutman. Pasi të keni zgjedhur një algoritëm do ju shfaqet një përshkrim i shkurtër i tij, si dhe shpejtësia projektuar.

Klikoni “Next step” për të hapur faqen përmbledhëse të asaj çfarë ju keni zgjedhur dhe klikoni mbi “delete files now” për të filluar procesin.

[button link=”https://www.abelssoft.de/en/windows/Security-Privacy/FileWing-Shredder” icon=”download” color=”green”]FileWing Shredder[/button]