Fundi i një epoke. BlackBerry nuk do prodhojë më telefona.
BlackBerry Limited konfirmoi sot (28 shtator 2016) që nuk do i krijojë më telefonat e vetë por zgjodhi t’i besohet partnerëve harduerik si China’s TLC Corporation.
Themeluesi i BlackBerri tha në deklaratë që: “Kompania planifikon të ndalojë zhvillimin e harduerëve të brëndshëm dhe do ia transferojë këtë funksion partnerëve tanë.”
Më tej ai ka shtuar: “Kjo gjë n’a lejon të reduktojmë kapitalin e kërkesave dhe të rrisim kthimin në kapitalin e investueshëm.”
Lajmet janë shumë të papritura. Që nga 2009-a, divizioni pajisjeve të BlackBerry ka qenë në një terminal spiral pothuajse “dërrmuar” ndërsa pajisjet që zotëronin iOS dhe Android po fitonin terren. Vitin e fundit Chen, tha se kompania kanadeze ishte e paaftë t’i rikthehej këtij trendi që gjithmonë e më shumë po ishte në rënie kështu që ai ndaloi ç’do zhvillim të mëtejshëm harduerik.
Të ecim përpara, të gjitha pajisjet e reja që do të mbartin emrin e BlackBerry, do të konvertohen me sistem Android. Vitin e fundit, DTEK50-ta ishte Alcatel Idol dhe DTEK60-ta e ardhshme duket shumë e ngjashme me Alcatel Idol 4S.
Duke braktisur divizionin e kapitalit intensiv të pajisjeve, do i lejojë BlackBerry-t të fokusohet në lulëzimin e divizionit të shërbimeve softuerike, gjë e cila duket se do bëhet prioriteti kryesor i kompanisë për tani.
Sipas Chen, TM2-shi i kompanisë, i çoi në “më shumë se dyfish” të ardhurat e softuerit përgjatë këtij viti dhe dorëzoi marzhin më të madh bruto në historinë e kompanisë. E ardhmja duket e shndritshme për BlackBerry-n por sot është në ditët e tij më të errëta. Për gati 15 vjet, pajisje si Bold dhe Q10 kanë qenë sinonim i prodhimit të celularëve. Do të jetë një ditë e trishtueshme kur t’i shohim këto pajisje të na zhduken nga xhepat tanë.