fbpx

Remix OS tani është në dizpozicion si një emulator Android për Windows

Remix OS është në thelb një version desktop i Android, me dritare lundruese dhe një App drawer në stilin e një Start menu-je. Gjithmonë ka qenë mjaft e lehtë për të vënë në punë Remix OS në një pajisje Windows, për shembull, duke bërë boot nga një USB, por tani me Player ju thjesht e shkarkoni atë si Exe.

Remix OS Player është i bazuar në një kompjuter virtual në Android Studio dhe funksionon brenda një dritare të dedikuar. Është e bazuar në Android Marshmallow (6.0) dhe vjen me qasje në Google Play Store. Jide rekomandon që ju ta përdorni atë kryesisht si një emulator për lojra, i cili ju lejon të luani si për shembull, Clash of Clans direkt nga Windows-s juaj. Parametrat që kërkon Remix OS Player janë si më poshtë:

  • Windows 7 (ose më lart)
  • Proçesor i3 (ose më lart)
  • Hapësirë 8GB
  • etj