Gjithçka që ju duhet të dini për Google Allo.
Google anonçoi para disa muajsh aplikacionin e vet të ri të mesazheve në konferencën e tyre të përvitshme të zhvilluesve I/O. Me një bollëk të veçorive për siguri dhe me Ndihmësin e ri që Google ka paraqitur, është kaq e sigurt që Allo është parashikuar të jetë aplikacioni i vitit i Google.
Çfarë e bën Allo-n të qëndrojë më np krye të aplikacioneve të tjera të mesazhimit në PlayStore? Ia vlen “barra qeranë” apo të shpenzojmë kohë me këtë? Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Në këtë postim do të flasim për ç’do gjë që ju doni të dini rreth Google Allo.
Më shumë se një aplikacion për mesazhe
Në sipërfaqe, Allo duket si një tjetër aplikacion për mesazhe. Mund të bisedoni me miqtë tuaj (si në Android apo në iOS), të dërgoni foto, video apo të përdorni edhe paketat e ngjitësave (stickers), që t’u jepni më shumë gjallëri bisedave tuaja. Pasi të gërmojmë pak me thellë, do gjejmë që ka kaq shumë gjëra tek Allo.
https://youtu.be/VXEkoXgb4bI
Ndihmësi më i ri dhe i mençur i Google, është vendosur mu aty në çdo qoshe të aplikacionit, gjë që ju lejon të merrni informacion shpejt dhe pa qenë nevoja të hapni një aplikacion tjetër. Ju merrni po ashtu dhe mundësinë të dërgoni Përgjigje të Zgjuara (Smart Replies), të cilat rekomandojnë fraza dhe fjalë. Midis gjithë këtyre, ju keni qasje me qindra paketa me ngjitësa, një veçori të re ngjyrosjeje kur dërgoni foto madje madje, edhe opsionin fantastik Fishkëllimë/Britmë i cili ju lejon të kuptoni madhësinë e tekstit që po dërgoni.
Fillimisht le të flasim më kryesosisht për veçorinë kryesore të Allo, Google Assistant.
Google Assistant
“NDIHMËSI I GOOGLE NË FAKT ËSHTË NJË VERSION MË I MENÇUR I GOOGLE NOW, POR PAK MË LLAFAZAN.”
Përtej shakasë së fotos së sipërme, Google Assistant është në parim shumë i zgjuar, versioni tjetër i Google Now, por pak më llafazan. Megjithatë, përpara se ta provoni, duhet t’ju paralajmërojmë se Ndihmësi i Google është për momentin në pjesën “testuese” kështu që, mos u habisni kur të shihni ndonjë ngecje apo probleme të tjera.
Në fakt, me Ndihmësin mund të flisni direkt e në një bisedë veçmas (private) apo dhe ta “ftoni” në mes të një bisede mes miqsh, thjesht duke shtypur @google edhe t’i bëni ndonjë pyetje. Ndihmësi më është dukur më i dobishëm kur flas në një bisedë veçmas. Nëse ju vjen ndonjë pyetje në mendje, thjesht pyeteni. Roboti Bisedues i Ndihmësit do t’ju dërgojë rezultatet më të mira që ka si dhe disa pyetje vijuese që mund t’ju hyjnë në punë.
Fotoja më sipër ju paraqet një shembull: Doja të pyesja Google për parashikimet e motit kështu që hapa bisedën me Ndihmësin dhe “Si është koha për sot?” -thashë (sigurisht që këtë pyetje e bëra në anglisht sepse nuk është ende i disponueshëm në shqip… dhe s’besoj se ka për t’u bërë ndonjeherë). Google m’u përgjigj që “Sot duket të jetë një ditë e bukur”, bashkë me kartat e Google Now me më shumë hollësi. Vazhdova me: “Më dërgo informacion për motin për këtë fundjavë.” Më pas Google, me kartat e vockëla biseduese, më pyeti nësë do doja informacion të përditshëm apo se si do ishte koha për nesër.
Me Ndihmësin mund të bëni biseda të çfarëdo lloji — për oraret e filmave, për video të lezetshme apo madje dhe për Star Wars.
“NDIHMËSI I GOOGLE MUNDET MADJE EDHE TË VËRË BASTE APO TË JAPË ARGUMENTE NË BISEDAT TUAJA NË GRUP.”
Ndihmësi mundet të përdoret edhe në bisedë të ndarë. Për ndihmë thoni që po përpiqeni të gjeni një vend se ku të shkoni për darkë me një shokun tuaj. Në bisedë shtypni @google dhe pastaj “Restaurants near me”. Ndihmësi do ju paraqesë një listë të restoranteve në zonën tuaj. Sapo të bëni zgjedhjen tuaj, mund të telefononi, navigoni apo të merrni informacionin për menunë e këtij restoranti.
Një tjetër veçori e shquar që bie në sy në Allo është Përgjigjia e Mençur (Smart Reply). Ata që përdorin Google Inbox , me shumë mundësi janë në dijeni të kësaj veçorie. Gjatë bisedave tuaja, s’ka rëndësi nëse po flisni me Ndihmësin apo me një shok, Google do ju sugjerojë Përgjigje të Mençura në bazë të asaj që mendohet se do thoni në përgjigjen e ardhshme.
Hidhini një sy shembullit më sipër. Mesazhi është “Çfarë duhet të bëjmë për darkë sonte?” dhe para se të përgjigjesha, Google më sugjeroi se mund të thoja “Nuk e di” apo të bëja një kërkim për restorante të afërta
“GOOGLE DO SUGJEROJË PËRGJIGJE TË MENÇURA NË BAZË TË ASAJ QË MENDOHET SE JU DO THONI.”
Edhe një gjë — pasi Ndihmësi t’i përgjigjet një pyetjeje për ju, do ju paraqiten emojit me gishtin e madh lart apo poshtë. Nëse ju pëlqen ajo që Google ju dha, mund të prekni emojin me gishtin e madh lart në mënyrë që t’ja bëni me dije Google se ka bërë një punë të mirë. Nëse nuk është kështu dhe përgjigjia e Google nuk ju pëlqeu, po të prekni emojin me gishtin e madh poshtë, do i japë Google një reagim negativ si dhe mund t’i sugjeroni se ç’mund të bëjë më mirë herën tjetër.
Gjërat argëtuese shtesë
Nuk do pyesim gjithmonë Google Assistant rreth rekomandimeve për restorante apo oraret e filmave, apo jo? Ju mund të merrni avantazhin e të qënit i zoti me karakteristika të veçorive të tjera, gjë që e bën bisedën mes shokësh më argëtuese. Pjesa ime e preferuar kur përdora Allo-n, ishte veçoria Fishkëllimë/Britmë. Ndonjëherë ju doni të thoni diçka me theks por s’jeni dhe aq të dhënë në shtypjen e shkronjës kapitale apo dhe në përdorimin e pikave çuditëse. Këtu hyn në punë Britma. Thjesht shtypni mesazhin tuaj, mbani shtypur në anën e poshtme butonin Send dhe ngrijeni gishtin lart. Mundeni edhe të rrisni madhësinë e tekstit qe po dërgoni, gjë e cila mund të them se është vërtet fantastike.
E njëjta gjë vlen dhe kur ju doni të thoni dicka, por “me zë të ulët”. Thjesht shtypni mesazhin tuaj, prekni dhe mbani butonin Send dhe rreshqiteni gishtin lart. Kjo është Fishkëllima.
Mund t’a përdorni Fishkëllimën/Britmën në tekst dhe emoji por jo në paketat e ngjitësave dhe në foto.
“PAKETAT E NGJITËSAVE NË ALLO JANË VËRTET SHUMË, SHUMË FANTASTIKE.”
Meqë po flasim për paketat e ngjitësave, ka kaq shumë ngjitësa fantastikë për të zgjedhur, të çdo artisti nga e gjithë bota. Për të përdorur një ngjitës në Allo, klikoni butonin + në anën e majtë të fushës së textit, zgjidhni butonin e ngjitësave në shiritin e poshtëm blu dhe pastaj rrëshqitni përmes derisa të gjeni ngjitësin që dëshironi. Mundeni edhe të shkarkoni më shumë paketa ngjitësash duke klikuar butonin add sticker në të djathtë të menusë së selektimit të ngjitësave. Shkarkimi i një ngjitësi të ri kërkon vetëm pak sekonda.
Mbani shënim se disa nga paketat e ngjitësave janë ngjitësa të thjeshtë e ndërsa të tjerët janë të animuar. Ngjitësat e animuar janë të paraqitura me një ikonë të vogël loje.
Nëse doni që më mirë të dërgoni një foto sesa një ngjitës, jeni me fat. Veçoria e re e Google “Boja e Shkrimit (Ink)”, do ju lejojë të vizatoni dhe të shkruani tekst mbi një foto përpara se t’a dërgoni. Sapo të zgjidhni foton që dëshironi të dërgoni, thjesht klikoni tek butoni i lapsit në butonin tjetër. Tani mundeni të shkarravisni dhe të futni tekst në foton tuaj. Pasi të mbaroni, thjesht klikoni tek butoni Send lart në cepin e djathtë të ekranit, dhe kaq. Mbaroi!
Bisedat e fshehura
Një tjetër veçori fantastike që Allo “shtron në tavolinë”, është aftësia të bisedoni në modalitetin e fshehtë (incognito). Bisedimi në modalitetin e fshehtë ju lejon të merrni në dorë avantazhin e skadimit të bisedave dhe njoftimeve private. Shtojmë se të gjitha mesazhet tuaja në modalitetin e fshehtë janë të enkriptuara deri në fund (end-to-end).
Për t’u mos u harruar është edhe fakti që kur Allo u anonçua në I/O në vitin 2016, skuadra e Allo i bëri me dije çdokujt që Google këtë herë po bënte një gjë pak më ndryshe në mënyrën e ruajtjes së mesazheve tek serverat e tyre. Përderisa mesazhet e tjera të aplikacioneve si Hangouts dhe Gmail janë të ruajtura në serverat e Google, mesazhet në Allo supozohet se do ruhen veç. Fatkeqësisht po Google pedalon pak mbrapsht këtë herë. Në fakt, versioni i Allo që po qarkullon tani, ruan të gjitha mesazhet jo të fshehta në serverat e Google në mënyrë të vet-zgjedhur.
Google Allo and SMS-të
Tani, përsa i përket përgjigjes së pyetjes që me shumë mundësi keni qenë duke ia bërë vetes gjatë gjithë kësaj kohe – Jo, nuk mund të përdorni Google Allo për të dërguar mesazhet SMS. Kjo është pjesa zhgënjyese… por prisni, paska dritë në fund të tunelit. Google përgatiti një veçori të vogël që me shumë siguri do ndihmojë në përhapjen e fjalës rreth Allo.
Pasi të regjistroheni në Allo, klikoni në butonin e mesazheve. Do shihni një listë të kontakteve tuaj të ruajtura në telefon. Nëse klikoni në një kontakt i cili akoma nuk po e përdor Allo-n, mund të dërgoni një mesazh me një numër unik 5-shifrorësh, si pjesë përbërese e marrjes së sinjalizuesëve për mesazh teksti nga sistemet e automatizuara. Mesazhi do informojë marrësin që ju (me emër dhe numër telefoni), po tentoni të bisedoni me atë nëpërmjet Allo-s. Gjithashtu është e paraqitur me një link të faqes së shkarkimit në Play Store. Fantastike, apo jo?!
Pra jo, nuk mund të dërgoni mesazhe teksti (SMS) por që me siguri duhet t’a hedhë dhe këtë veçori në qarkullim në mënyrë që të tërheqë më shumë përdorues. Nëse nuk po e vini re, po përpiqem të jem pozitiv me këtë artikull. Më pëlqen Allo. Do pres akoma për suportin e duhur të SMS-ve por s’ma ha mendja që do ndodhë ndonjëherë.
Dëshironi të dini ndonjë gjë tjetër rreth Google Allo?! N’a e bëni me dije poshtë tek komentet dhe ne mund t’a shtojmë në artikullin pasardhës. Nëse nuk e keni provuar ende, poshtë keni dhe një herë linqet për shkarkim.
[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=com.google.android.apps.fireball&hl=en” icon=”download”]Play Store[/button] [button link=”http://www.apkmirror.com/apk/google-inc/allo-by-google/allo-by-google-1-0-006_rc18-release/” icon=”download”]APK Mirror[/button]