LG G5 do të vij me një ekran të dyfishtë dhe harduer të zgjeruar

Flagshipi i ardhshëm i LG-së, LG G5 2016, do të jetë telefoni më premium deri më sot i LG-së, sipas një personi i cili ka informuar mbi planet e kompanisë.

Pajisja e gjitha prej metali, do të marrë elemente nga pajisjet e kaluara të serisë G, gjithashtu dhe nga flagshipi më i fundit i LG-së, V10-ta, ndërkohë gjithashtu do të sjellë edhe disa tipare të reja në tryezë, tha burimi (i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak se informacioni nuk është ende publik).

Përveç trupit prej metali, ndoshta tipari më dallues i telefonit 5.3 inch LG G5 i cili është pak më i vogël se 5.5 inch i G4, por me të njëjtin rezolucion 1440 x 2560 QHD supozohet të ketë një tjetër ekran brenda ekranit, të cilin e kemi parë tani shpejt , tek telefoni V10 5.7 inch. GJBI Team shprehet se ky ekran i vogël 160 x 1040 pixel do të jetë një nga karakteristikat titullare të kompanisë në të gjithë formacion e saj të vitit 2016, duke u shfaqur në pajisje të shumta.

Kamera me kënd të gjerë

Ekrani i dyfishtë nuk është i vetmi tipar unik që do shihni tek G5, tha burimi. Pajisja thuhet se do të vij me një çip Qualcomm Snapdragon 820, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë. Ndërkohë që V10 është i pajisur me dy lente kamere në shërbim të kamerës së saj para, G5 këtë lente të dyfishtë do ta shfrytëzoj në pjesën e pasme, duke i dhënë kamerës kryesore 16-megapixel, një kënd prej 135 gradësh.

Në mes dy lenteve është një rreth me një element kuarteti, me një konfiguracion katror, ​​informoi personi, i cili tregoi edhe imazhet e flagship-it të ardhshëm. Dy prej tyre janë blic LED, ndërsa tjetri është një lazer për të ndihmuar në fokusim automatik, i vendosur fillimisht tek LG G3 2014. Elementi i katërt është gjetur edhe në G4: i ashtu-quajtur sensori RGB për të ndihmuar më tej në fokusimin automatik dhe funksionet e tjera të njohjes të skenës (ambjentit).

Kamera selfie e G5-ës do të ketë po të njëjtin rezolucion 8-megapixel si G4, edhe pse nuk u përmend asnjë aperture (G4 ka një aperture f/2.0).

Bateria dhe biometrika

Nën treshen e komponentëve të kamerës është sensori i shenjave të gishtave, i njëjtë me atë që kemi parë tek Nexus 5X këtë vit, po nga LG. Ndërkohë që sipas disa thashethemeve të cilat thonë se Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge do vijnë me një skanues Irisi të syrit, asgjë e kësaj natyre nuk u përmend në lidhje me G5.

Sa i përket kapacitetit të baterisë, LG, me sa duket, ka kopjuar Apple në këtët aspekt. Ashtu si iPhone 6S dhe 6s Plus të cilët janë të pajisur me bateri pak më të vogël se ai i modelit të vitit të kaluar, po kështu pretendohet të ketë bërë dhe LG me G5, duke i vendosur një bateri 2800mAh, pak më të vogël se bateria 3000mAh e G4-s. Duhet kujtuar se bateria e LG G5 do të fuqizoj një ekran më të vogël dhe një procesor më efiçent. Çuditërisht, nuk u përmend nëse telefoni do të kishte vend për microSD apo jo.

Zgjerim i pjesës harduerike

Së fundi, në atë që përshkruhet si shtytja më e madhe, LG thuhet se ka pajisur G5 me atë që po quhet si “Hapësira magjike” (ang. Magic Slot). Megjithëse nuk është shumë e qartë, thuhet se do të mundësohet hapësirë sa i përket funksionalitetit të moduleve harduerike. Shembujt mendohen se do jenë një përforcues audio, një tastierë fizike deri dhe tek një kamera 360 VR.

As çmimi dhe as detajet se kur do të lançohet nuk u përmendën por sa për reference, LG G4 u prezantua dhe u lançua në Prill të këtij viti.