Sony Xperia Z6 Lite pritet të vij me një Snapdragon 650 dhe ekran 5 inch
Sony tre muaj më parë lançoi serinë e saj të smartfonëve Xperia Z5 dhe thashethemet për serinë Xperia Z6 tashmë sapo kanë filluar. Sony ka thënë më parë se do të lançoi pesë smartfonë të serisë së saj Xperia Z6, një shifër që u reduktua më vonë në katër sipas një informacioni të T-Mobile. Megjithatë, sipas një raporti të ri, Sony Xperia Z6 do të përfshijë një variant më shumë të quajtur Xperia Z6 Lite.
Sipas thashthemeve Sony Xperia Z6 Lite mund të vij me një ekran 5-inç, sipas uebfaqes gjbiteam.com, duke shtuar se paneli mbrapa do të jetë prej metali. Smartfoni gjithashtu mendohet se do të ketë në bord dhe çip Hexa-core Qualcomm Snapdragon 650, i njohur më parë si Snapdragon 618. Pajisja pritet të kushtojë 385 $ dhe mund të vij në Maj të këtij viti.
Sipas informacioneve që kanë rrjedhur më parë, Sony Xperia Z6 pritet të mbërrijë në pesë variante – Xperia Z6 Mini me ekran 4-inch, Xperia Z6 Compact me ekran 4.6-inch, Xperia Z6 me ekran 5.2-inch, Xperia Z6 Plus me ekran 5.8-inch, dhe Xperia Z6 Ultra me ekran 6.4-inch. Megjithatë, T-Mobile Poloni (nëpërmjet CNBeta) ka listuar vetëm katër variante duke përjashtuar Xperia Mini Z6 nga lista.