Galaxy A9 vjen me një bateri të madhe dhe me një ekran 6-inch

Galaxy A9 është zyrtarizuar më në fund. Samsung prezantoi pajisjen në një event të mbajtur në Kinë ditën e Mërkurë, e cila paketon disa karakteristika të nivelit mesatar në një dizajn premium.

Pajsija e fundit e serisë së Galaxy A vjen me një ekran masiv 6-inç me rezolucion 1080p dhe një bateri të madhe 4,000mAh. Pjesa tjetër e karakteristikave janë më pak mbresëlënëse. Galaxy A9 vjen e pajisur me një procesor Snapdragon 652, kamer mbrapa 13-megapixel (8-megapixel përpara), 3GB RAM, 32 GB memorie të brendshme, e cila është zgjerueshme duke përdorur një kartë microSD dhe Android 5.1.1 Lollipop.

Galaxy A9 sjell të njëjtin dizajn me të cilin u prezantuan telefonat e rinj Galaxy A5 dhe A7 në fillim të këtij muaji. Ai gjithashtu përmban një lexues gjurmësh gishtash i instaluar brenda në butonin Home së bashku me suportin për Samsung Pay.

Telefoni i ri Samsung-ut është vendosur të lançohet në Kinë në fund të këtij muaji, edhe pse kjo është e paqartë nëse kompania ka në plan për të sjellë Galaxy A9 në SHBA ose në vende të tjera. Zyrtarisht nuk dihet se me çfarë çmimi do lançohet kjo pajisje, por NoWhereElse pohon se pajisja do të kushtojë 2999 juanë (afërsisht $ 463).