Qualcomm thotë se 5G është gjëja më e madhe që nga shpikja e elektricitetit

Është krahasuar me shpikjen e elektricitetit.

Kjo është ajo çfarë mendon Qualcomm në lidhje me të ardhmen e 5G-së. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë.

CES na ka dhënë robotë inteligjent, dronë autonomë, dhe TV super të hollë. Gjenerata e radhës e teknologjisë wireless nuk mund të duket kush e di se çfarë por Qualcomm thotë se do të ndryshoj shoqërinë në mënyra që nuk i kemi parë që me shpikjen e elektricitetit.

Për këdo që mendon se 5G është vetëm një përsëritje pas 3G-së dhe 4G-së, CEO i Qualcomm Stephen Mollenkopf në fjalimin e tij theksoj shumë se pse gjenerata e ardhshme e lidhjes mobile ka tëbëjë shumë më tepër se sa transmetimi i filmave 4K në telefonin tuaj.

Mendoni për të në këtë mënyrë: Nëse 3G ishte për fotot dhe 4G ishte rreth videove, 5G do të jetë rreth çdo gjëje. Çfarë do të kemi? Transmetim të drejtpërdrejtë VR, makina autonome që u përgjigjen kushteve në kohë reale, dhe qytete të lidhura me njëri-tjetrin, ku çdo gjë, duke filluar që nga shtëpitë dhe deri tek dritat e rrugëve do të komunikojnë me njëri-tjetrin.

“5G do të jetë një lloj i ri i rrjeti, i cili do mbështesë një shumëllojshmëri të gjerë pajisjesh në shkallë të paparë, shpejtësi dhe kompleksitet,” tha Mollenkopf. “5G do të ketë një ndikim të ngjashëm me futjen e energjisë elektrike apo të automobilave, duke ndikuar në të gjithë ekonominë.”

Këto janë fjalë të mëdha nga një krijues çipesh të vogla, por ishte në përputhje me natyrën madhështore të gjithë shfaqjes.

Sa i përket së ardhmes që sheh Qualcomm, ajo do të jetë rreth katër gjërave kryesore: VR, interneti i gjërave, makinave autonome dhe kujdesit shëndetësor.

Gjenerata e radhës e 5G është sigurisht e shpejtë, kështu që po, ju do të jeni në gjendje të shkarkoni një film 4K në 18 sekonda. Por ka diçka tjetër në lidhje me 5G: latenci shumë e ulët. Me një latenci më të vogël se 1 milisekond, VR në kohë reale dhe makinat autonome mund të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme.

Në frontin VR, kompania edhe një herë paraqiti çipin e tij të ri Snapdragon 835, ku së pari e zbuloi atë tek CES. Çipi do të lejojë partnerët e prodhimit të Qualcomm për të prodhuar pajisje të vogla dhe të lehta si dhe duke ofruar më shumë fuqi përpunuese.

Përfitimi që do ketë bota? Transmetim VR në kohë reale me një audio e cila do ketë kualitet shumë të mirë dhe një rezolucion mjaft të qartë. Pra koncerti i rradhës VR do të tingëllojë shumë mirë dhe loja e baskebollit VR do të jetë super e qartë.

IoT. Interneti i gjërave mund të ketë krijuar konfuzion tek disa prej nesh në fillim, por Qualcomm ka hartuar një të ardhme ku çdo pajisje dixhitale mund të komunikojë me njëri-tjetrin, pa kabllo dhe manuale instalimi.

Përfitimi që do ketë bota? Një pajisje e zgjuar shëndeti,e cila do të informojë doktorin tuaj të lagjes për ndryshimet e gjendjes tuaj, komunikimin me ambulancën etj.

Qualcomm me siguri kishte shumë ide të mëdha, dhe disa prej tyre na u paraqitën dhe tek CES 2017, edhe pse ato për momentin janë akoma një koncept. E vetmja gjë që neve na duhet tani është fuqia e wireless për të na dërguar atje.