Viber sjell disa tipare të reja në përditësimin e fundit
Viber është një nga aplikacionet e mesazheve më të njohur në botë, dhe kompania vazhdon të përmirësoj shërbimin dhe eksperiencën e përdoruesve me përditësime të reja vazhdimisht. Për ata që nuk janë në dijeni, Viber është një klient mesazhesh dhe Voice Over IP (VoIP) që lejon përdoruesit të dërgojn thirrje, tekst mesazhe dhe video thirrje falas. Eshtë një lehtësues i madh për përdoruesit të cilët duan fleksibilitet me mënyrën se si ata komunikojnë me të tjerët, dhe shërbimi ka fituar qindra milionë përdorues aktivë gjatë këtyre viteve. Ekipi i Viber ka bërë shërbimin e tyre edhe më të mirë me një përditësim të fundit që shton dhe përmirëson disa nga karakteristikat kryesore të aplikacionit.
Tipari më kryesor përfshin bisedat në grup, e cila tani lejon përdoruesit që të shohin nëse miqtë kanë parë ose pëlqyer mesazhet e tyre. Më parë, përdoruesit në një bisedë në grup, nuk kishin asnjë mënyrë për të ditur nëse një person i veçantë ka parë një mesazh të veçantë në një bisedë. Ky nuk është më një problem në përditësimin më të fundit, sepse aplikacioni tani mban të informuar përdoruesit se kush po shikon çfarë gjatë një bisede. Ekipi i Viber ka përfshirë edhe disa ndryshime të dobishme në disa fusha të tjera: Kamera është përmirësuar për video thirrjet dhe “Shfaqja e një mesazhi të ri” nuk do ndërpresë më përdoruesit, ndërkohë që ata po përdorin një aplikacion tjetër. Përditësimi i ri nuk është ekskluzivitet vetëm për aplikacionet mobile. Viber ka përfshirë me një përditësim të fundit, disa funksionalitete të zgjeruara edhe për plugin-in e tij për sistemin Chrome OS.
Më e rëndësishmja në këtë përditësim, i cili duket i vogël në siperfaqe është se e ndihmojn Viber të mbaj ritmin me disa nga konkurrentët e tij më të fortë (psh WhatsApp, Snapchat, Messenger). Përdoruesit mund të marrin versionin e fundit të aplikacionit (5.8) në Play Store dhe App Store që sot.