Apple lëshon watchOS 2.2

Apple dje ka lëshuar një softuer të ri për Apple Watch, duke përmirësuar kështu watchOS 2 nga versioni 2.1 në versionin 2.2. WatchOS 2.2, i cili ka qenë në testim që nga 11 Janari, vjen tre muaj mbas  lëshimit të watchOS 2.1 dhe sjell disa karakteristika të reja të rëndësishme së bashku me disa rregullime dhe përmirësime sa i përket performancës.
 
Përditësimi 2.2 mund të shkarkohet nëpërmjet aplikacionit të dedikuar për Apple Watch në iPhone duke shkuar tek General -> Software Update. Për të instaluar përditësimin, Apple Watch duhet të ketë të paktën 50 përqind bateri.
 
WatchOS 2.2, së bashku me iOS 9.3, prezantuan mbështetje për të lidhur njëkohësisht shumë ora Apple Watch me një iPhone të vetëm. Të dy përditësimet janë të nevojshme, dhe secila orë e lidhur me një iPhone që ka sistem iOS 9.3 duhet të ketë watchOS 2.2 të instaluar.
Apple Watch_1
Ka edhe disa ndryshime të tjera të përfshira në watchOS 2.2, një nga këta është përmirësimi dhe pamja e re e aplikacionit Maps. Maps tani mbështet karakteristikën Afër (Nearby) prezantuar fillimisht në iOS 9, duke u lejuar përdoruesve që të gjejn shpejt pikat lokale që ju interesojn, dhe ka butona të ri për të aksesuar udhëzimet për në shtëpi dhe punë.
Apple Watch_2