LG prezanton teknologjinë e sensorit të shenjave të gishtave nën xham

Sensori i shenjave të gishtave është një nga teknologjitë më të fundit në industrinë e smartfonave. Shumë e shumë telefona e kanë dhe po e adoptojnë këtë funksionalitet edhe pse jo të gjithë pajisjet e përdorin këtë sensor për gjëra të tilla si pagesa nëpërmjet telefonit. Tani për tani, të gjithë sensorët e shenjave të gishtave në pajisjet mobile janë të vendosur në brendësi të butonave të cilët mund të jenë të vendosur para, mbrapa ose anash pajisjes, por sensorët e shenjave të gishtave nën xham është kufiri tjetër i ardhshëm, dhe LG Innotek sapo kanë prezantuar modulin e tyre të sensorit të shenjave të gishtave nën xham të ekranit.

Por duhet të theksojmë që një e tillë teknologji nuk është se po dëgjohet për herë të parë në industrinë mobile, partneriteti midis Fingerprint Cards dhe TPK në Shkurt të këtij viti rezultoi në të njëjtën gjë. Në vend të përdorimit të një butoni, teknologjia e re LG Innotek është vendosur poshtë xhamit i cili është i trashë 0.3mm.

Ideja pas gjithë kësaj është për të mbajtur sensorin e gjurmëve të gishtave të paekspozuar në mënyrë që të mos jetë i dukshëm për përdoruesit. Kjo e mban pjesën e përparme të pajisjes të pastër dhe të pakufizuar. Edhe pse duke mbajtur sensorin poshtë xhamit mund të duket sikur është më i prirur për t’u dëmtuar, LG Innotek thekson se xhami që mbulon sensorin është shumë i fortë dhe është i aftë t’a mbrojë atë në mënyrë që të funksionojë siç duhet.