Google prezanton platformën VR “Daydream”

Me lançimin e Android N, Google do të fillojë të marrë Realitetin Virtual (VR) më seriozisht. Daydream është emri për platformën e re të Google VR.

Telefonat e çertifikuar për Daydream do të duhet të kenë gjëra të caktuara si procesorë të shpejtë, ekrane me latency të ulët, dhe sensorë orientues. Telefonat e parë që janë të certifikuar në mënyrë eksplicite për Daydream do të shfaqen më vonë këtë vit nga OEM si Samsung, HTC, LG, dhe ZTE. Play Store dhe përmbajtja në të do të riorganizohet për VR. Ju do të jeni në gjendje të gjeni dhe instaloni përmbajtje pa hequr pajisjen VR. Dhe meqë jemi tek pajisjet VR, Google u shpreh se pajisjet Cardboard të krijuara nga kartoni kanë marrë fund.

nexus2cee_Screenshot-165

Pajisja në të cilin do vendosni telefonin tuaj Android N do të jetë shumë më ndryshe këtë vjeshtë. Google ka krijuar një dizajn referues dhe e ka ndarë atë me OEM-ët që do të përshtasin pajisjet e tyre. Ata janë dizenjuar të jenë më të rehatshëm se VR Cardboard, të cilat nuk kishin edhe shiritin që vendoset mbrapa kokës shumicën e rasteve.

nexus2cee_Screenshot-157

Disa nga ndërveprimit me përmbajtjet në Daydream VR do të mbështeten tek sensorët e telefonit për të ndjekur lëvizjent e kokës tuaj, por gjithashtu do ketë edhe pulta për lojra. Google ka sjellë dhe një dizajn për këtë pjesë të pajisjes, gjithashtu. Kjo është një levë (pult) i vogël me një touchpad dhe disa butona. Duket dhe funksionon pak a shumë si një Wiimote. Përsëri, OEM-ët do të kenë mundësi të nxjerrin versionet e tyre të pultave këtë vjeshtë.

Daydream-apps