WhatsApp tani n’a e bën më të vështirë injorimin e personave të bezdisshëm në një grup.
WhatsApp në mënyrë të fshehtë ka shtuar mundësinë që përdoruesit të etiketojnë të tjerë pjesëmarrës në bisedat e grupeve kështu që, ata do të marrin një njoftim edhe nëse e kanë fikur marrjen e njoftimeve nga kjo bisedë. Kjo “gjë e re” funksionon në Android dhe iOS por jo në aplikacionin për desktop.
Me siguri që nuk keni për t’a pëlqyer këtë, ashtu si unë. Ndoshta merrni pjesë në disa grupe që as nuk keni kërkuar që të ftoheshit. Por, nëse jeni aq me fat sa të jeni pjesë e disa grupeve pozitivë dhe produktivë sa të mos e teprojnë me bisedat, atëherë kjo po që është gjë e mirë.
Për të etikuar dikë në një grup, thjesht shkruani simbolin ‘@’ e ndjekur me emrin e personit. Mund të zgjidhni një kontakt i cili shfaqet në menunë kërcyese (pop up). Mundeni edhe të etiketoni shumë kontakte përnjëherë në një mesazh të vetëm. Funksionon po ashtu edhe me kontakte që nuk janë ruajtur në librin tuaj të adresave por që janë pjesë e grupit, ashtu si ju.
Më parë WhatsApp shtoi një veçori që ju lejonte të citonit mesazhe në grupet e bisedave në mënyrë që t’ja bënit të qartë të tjerëve se kujt po i përgjigjeni. Ka zgjeruar po ashtu edhe madhësinë e grupeve, nga 100 në 256 pjesëmarrës.
Me këtë veçori të re etiketimi, shërbimi i mesazheve, i zotëruar nga Facebook, po e bën edhe më të lehtë mbajtjen gjallë të bisedës me shumë kontakte. Çfarë s’mund të bëjë? Fatkeqësisht, s’mund t’i bëjë njerëzit më pak të bezdisshëm në bisedat në grup.