Vendoseni iPhone-in tuaj përmbys për të ruajtur baterinë

iOS 9 solli një karakteristikë të dobishme nëse nuk e keni vënë re akoma. I njohur si “Facedown detection”, iPhone juaj është në gjendje të kuptojë se kur është i kthyer përmbys dhe në këtë mënyrë parandalon ndezjen e ekranit kur ju merrni njoftime. Kjo mund të ruaj shumë bateri nëse ju merrni rregullisht njoftime.

Si funksionon Facedown detection

Megjithëse teknologjia e përfshirë është disi komplekse, këshilla jonë është e thjeshtë. Kur ju vendosni iPhone-in tuaj me ekran lartë në tavolinë, ekrani i tij do të ndizet automatikisht çdo herë kur ju merrni njoftime. Në këtë rast ju mund t’i hidhni një sy njoftimit pa e prekur telefonin.

Nëse nuk keni në plan të lexoni njoftimet në iPhone-in tuaj në momentin kur ata vijnë, thjesht vendoseni atë përmbys në tavolinë. Sigurisht që ju ende do vazhdoni të dëgjoni tingujt e njoftimeve dhe telefoni juaj do të vazhdojë të dridhet. Megjithatë, kur një njoftimi arrin, ekrani nuk do ndizet. Kjo kursen bateri.

Notification

Para se të vinte iOS 9, ekrani i iPhone-t tuaj ndizej çdo herë kur ju merrnit njoftime, edhe kur pajisja ishte e kthyer përmbys.

Tek cilët iPhone funksionon kjo karakteristikë?

Ashtu si shumë karakteristika të tjera në iOS, Facedown detection nuk funksionon në çdo iPhone. Kjo karakteristikë e veçantë punon në iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPhone 7, dhe iPhone 7 Plus.

Nuk funksionon në iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 4S, dhe më të vjetër. Gjithashtu nuk punon në pajisjet iPad apo iPod touch.

Facedown detection ka nevojë për pajisje të veçantë, sepse ai përdor ‘motion coprocessor’, i cili përdoret edhe për gjurmimin e hapave. Në fakt, facedown detection funksionon vetëm në qoftë se kjo karakteristikë është e ndezur. Nëse shkoni tek Settings> Privacy> Motion and Fitness dhe çaktivizoni funksion “Fitness Tracking“, facedown detection do të pushojë së funksionuari dhe ekrani i iPhone-it tuaj do të ndizet sa herë që ju merrni njoftime, edhe kur është përmbys.

ios

Kjo karakteristikë u prezantua në iOS 9 së bashku me Low Power Mode. Njëjtë si Low Power Mode, kjo karakteristikë është dizenjuar që të ruaj baterine. Por do të ruaj baterinë vetëm atëhere kur vendosni iPhone-in tuaj përmbys.