Microsoft bllokon aktivizimin e Cortana me anë të zërit në Android

Microsoft Cortana më në fund bëri debutimin e saj zyrtar në Android disa javë më parë, por Microsoft sapo ka lëshuar një përditësim të aplikacionit i cili bllokon karakteristikën e aktivizimit me zë të “Hej, Cortana”.

Karakteristika u tërhoq pasi Microsoft (dhe mijëra përdorues të Cortana) zbuluan se po shkaktonte konflikt me sistemin e njohjes së zërit Android dhe telefonat shpesh nuk reagonin ose thjesht nuk lejonte për të bërë telefonata.

Nuk dihet se kur Microsoft do planifikoj për të rivendosur funksion e aktivizimit me zë të Cortana, por shpresojm shumë shpejt. Cortana akoma ka një rrugë të gjatë për të qenë aq mirë sa është Google tani, por është një aplikacion interesant dhe një alternativë e mirë për ata që përdorin Android, por jetojnë jetën e tyre brenda ekosistemit Microsoft.

Nëse jeni një përdorues i Cortana, a do ta përdorint aplikacionin pa karakteristikën e aktivizimit me zë?