Hakerat e ISIS kërcënojn Mark Zuckerberg and Jack Dorsey në një video të re
Është thënë se asnjë organizatë terroriste nuk përdor internetin për të rekrutuar anëtarë dhe përhapur propagandën e saj në mënyrë kaq efektive sa ISIS, sidomos kur bëhet fjalë për platformat e mediave sociale Facebook dhe Twitter. Por lufta e vazhdueshme e mediave sociale kundër Shtetit Islamik ka çuar që një grup hackerash të ISIS të publikojnë një video kërcënuese.
Në një klip 25-minutësh, e bërë nga “Bijtë e Kalifatit”, shfaqen disa imazhe të të dy CEO-ve, Mark Zuckerberg dhe Jack Dorsey të mbushur me vrima plumbash. Grupi gjithashtu ka premtuar se do të “marrë dhjetë” llogari për çdo llogari të tyre që Facebook dhe Twitter ka hequr, derisa sajtet të “fshihen”.
“Për Mark dhe Jack, themeluesit e Facebook dhe Twitter, si dhe qeverisë së tyre Kryqëzuese. Ju njoftoni çdo ditë se keni pezulluar shumë nga llogaritë tona dhe ju themi: A është kjo e gjitha çfarë ju mund të bëni? Ju nuk jeni në ligën tonë,” thuhet në tekstin në video mëposhtë.
“Nëse ju na mbyllni një llogari ne do t’ju marrim 10 të tillë dhe së shpejti sajtet tuaja do të fshihen, dashtë Allahu, dhe ju e dini se kjo çfarë themi ne është e vërtetë.”
Videoja gjithashtu pretendon se grupi kontrollon më shumë se 10.000 llogari në Facebook, 150 grupe Facebooku, dhe 5000 profile në Twitter.
Të dy rrjetet sociale Twitter dhe Facebook kanë nisur fushata për të luftuar promovimin e aktiviteteve terroriste. Twitter, i cili është një nga rrjetet më të përdorura nga Shteti Islamik për të përhapur propagandën e tij, ka mbyllur 125.000 llogari që nga mesi i vitit të kaluar “, në lidhje me “kërcënimin ose nxitjen e akteve terroriste, të lidhura kryesisht me ISIS” raporton gjbiteam.com.
Të dy gjigandët e rrjeteve sociale kanë marrë kërcënime të ngjashme me këtë dhe më parë. Por këto reagime nga grupi tregojnë se fushatat anti-terror padyshim që kanë një efekt, dhe ka të ngjarë që Facebook dhe Twitter të rrisin dhe më tepër burimet e tyre në heqjen e materialeve ISIS.