Hakerat vjedhin 68 milion fjalëkalime nga Dropbox
Më herët gjatë javës Dropbox rivendosi fjalëkalimet e të gjitha llogarive të cilat nuk i kishin ndryshuar fjalëkalimet që prej vitit 2012, pasi zbuluan një skedë e cila grumbullonte fjalëkalimet në serverat e tyre, pas thyerjes së sigurisë herën e shkuar.
Ndërsa tani, Motherboard raporton se sistemi i kompanisë u hakua në vitin 2012, dhe sulmuesit ishin në gjendje të merrnin 68 milion emra përdoruesish dhe fjalëkalime. Vërtetësia e të dhënave u verifikua nga Motherboard dhe u garantua nga eksperti i sigurisë Troy Hunt.
Nëse ju nuk e keni ndryshuar fjalëkalimin e llogarisë suaj në Dropbox që prej vitit 2012, epo nuk keni pse shqetësoheni sepse vetë Dropbox ka kryer një rivendosje të detyruar të fjalëkalimit në to, kështu që hakerat nuk kanë mundësi t’i shfrytëzojnë ato. Gjithashtu 32 milion prej tyre ishin enkriptuar me algoritme të avancuara.
Megjithatë, nëse ju e keni përdorur të njëjtin kombinacion të email-it dhe fjalëkalimit edhe në shërbime të tjera, duhet t’i ndryshoni ato menjëherë. Është instiktive për hakerat që t’i përdorin ato për t’u futur edhe nëpër shërbime të tjera.