fbpx

Tani Instagram ju lejon t’u bëni “zoom” fotove, më në fund!

Nuk e di për ju, por unë vetë nuk e di se sa miliona herë mund ta kem pëlqyer një foto në Instagram gabimisht duke u përpjekur ta zmadhoj atë. Dhe më pas jam kujtuar që fotot nuk zmadhohen në këtë rrjet social. Çfarë zhgënjimi!

Vetëm 3 muaj pas ndryshimit “rrënjësor” të pamjes dhe ndërfaqes së tij, Instagram vjen me një tjetër përditësim të rëndësishëm.

Sot në llogarinë e tij zyrtare, Instagram ka prezantuar një karakteristikë të re të shumëkërkuar nga përdoruesit, atë të zmadhimit të fotove dhe të videove. Tani për të zmadhuar një foto, mjafton të përdorni gishtin e madh dhe atë tregues për ta zmadhuar, njësoj siç zmadhoni fotot në galerinë tuaj apo në rrjetet e tjera sociale.

Për momentin, kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në platformën e Instagram për iOS, në përditësimin e fundit të aplikacionit, por do të vijë së shpejti edhe për platformën e Android.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.