iOS 9.3 do të përmirësojë gjumin tuaj
Apple na ka prezantuar tashmë me karakteristikat e përmirësimit të ardhshëm në iOS 9.3 i cili aktualisht është në beta. Sipas gjbiteam.com ky përmirësim vjen i paketuar plot me karakteristika të reja shumë interesante.
“Ky version i fundit iOS shton risi të shumta në sistemin operativ mobile më të avancuar në botë. Ka përmirësime në një gamë të gjerë aplikacionesh, së bashku me disa karakteristika të reja sa i përket CarPlay. iOS 9.3 mund edhe të jetë në gjendje të ju ndihmojë të flini dhe më mirë. Dhe do të gjeni tipare të reja që do të bëjë përdorimin e iPad në shkolla më të lehtë dhe më të mirë për studentët dhe mësuesit”, shprehet Apple.
Çfarë do të thuash me këtë që iOS ju ndihmon të flini më mirë? S’ka kuptim?! Në fakt, është e mundur. Kompania shpjegon, “shumë studime kanë treguar se ekspozimi ndaj dritës së fortë blu në mbrëmje mund të ndikojë në ritmet tuaja circadian dhe ta bëj më të vështirë fjetjen. Bëhet fjalë për Night Shift, funksion që na kujton pak programin f.lux për Mac që e lejon pajisjen të impostojë automatikisht tonalitetin më të mirë të ekranit duke u bazuar tek informacione si orari dhe pozicioni në GPS. Kjo për të mos e lodhur shikimin e përdoruesit dhe për të evituar një ekspozim të ekzagjeruar me dritën. Për shembull, me afrimin e natës ndriçimi i ekranit do të jatë më afër të verdhës, ndërsa në mëngjes me një tendencë më afër ngjyrës blu.