Si të rregulloni telefonin tuaj Android kur keni probleme me sistemin

Keni probleme me sistemin e telefonit tuaj Android, dhe nuk ju ndizet më? Në këtë artikull do të mësoni se si të rregulloni këtë problem.

Në fillim duhet të shkarkojmë sistemin e telefonit. Një mënyrë e thjeshtë për të shkarkuar sistemin e telefonit tuaj është të kërkoni në NeedRom, pasi është një website ku ngarkohen sistemet më të fundit për një pjesë të konsiderushme telefonash.

Që të mund të shkarkoni nga NeedRom ju duhet një llogari të cilën mund ta krijoni shumë lehtë duke u regjistruar nga ky link: Sign Up For NeedRom

Pasi të jeni regjistruar, tek Search shkruani modelin e telefonit tuaj, dhe zgjidhni modelin që keni kërkuar, ose që ju përshtatet më së miri. Që të zgjidhni një sistem të mirë, lexoni edhe komentet që kanë bërë të tjerët për atë sistem. Pasi të keni shkarkuar sistemin do ju duhet ta ngarkoni atë në telefonin tuaj.

ADB drivers janë driverat për të cilët kompjuteri/laptopi juaj ka nevojë që të njohi telefonin tuaj. Driverat mund ti shkarkoni këtu: Shkarko ADB Drivers. Ndërsa për t’i instaluar ato në kompjuterin tuaj, shikoni këtë video:

Më pas shkarkoni Sp Flash Tools, aplikacion i cili do të na ndihmojë të ngarkojmë sistemin. Linku i shkarkimit: Shkarko SpFlashTools

Dhe për të mësuar se si të ngarkoni sistemin në telefon shikoni videon më poshtë:

Për të parë se si të bëni gjithcka që ju shpjeguam më lart ju ndihmon kjo video:

P.s. Nëse nuk e gjeni dot sistemin e telefonit tuaj në needrom, lini modelin në koment edhe ne do ta gjejmë atë për ju.