Hyrja në një WiFi të pambrojtur me kod

Të gjithëve na ka ndodhur të themi të paktën një herë ‘Shyqyr s’paska kod’ kur shohim një WiFi të hapur. Të gjithë e duam internetin falas. Por, ekziston një kleçkë. Që të marrësh shërbimin e duhur, duhet të paguash. Që të jetosh i lumtur, duhet të paguash. Që të marrësh shpejtësinë që dëshiron, duhet të paguash. Që të jesh i siguruar, prapë duhet të paguash. Dhe ne për këtë do flasim, sigurinë, jo atë në jetën reale por atë online në internet.

Ka shumë shkallë të sigurisë online e që fillojnë që nga navigimi i faqeve të njohura e jo të dyshimta, te shkarkimi i gjërave nga faqe zyrtare e deri te përdorimi i një Rrjeti Virtual Privat (VPN). Këtë të fundit e anashkalojmë të gjithë, jo se nuk e dimë se si ta vëmë në punë por se jemi të bindur se nuk kemi ç’të japim. Në fakt, kjo ideologji është shumë gabim. Ne kemi shumë ç’të japim. Edhe gjëja që neve na duket e vogël ka rëndësi për një haker apo organizatë ose aset qeveritar. Kaq u mjafton atyre që janë gjithmonë një klikim larg për të marrë atë “që ty të duket e parëndësishme.” Nuk duhet që të ndodhë një veprim një herë që pastaj të merren masa. Masat paraprake janë ato që japin efekt.

Në një video të bërë nga një grup aktivistësh anglez në Londër, me në thelb mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e individëve të thjeshtë që përdorin internetin dhe s’ia kanë idenë si të mbrohen, kanë bërë një video eksperimentale ku tregohet qartë se sa të ekspozuar jemi ne në botën e internetit kur futemi në një rrjet Wireless-i të pambrojtur me një fjalëkalim.
Në video tregohet se si edhe një haker i thjeshtë, amator, mund t’i marrë dikujt tjetër informacione që ne mendojmë se janë tepër të siguruara si, një emër personi nëpërmjet emailit të dikujt tjetër, informacionin e kartës së kreditit që përdorim për të blerë online apo edhe të shohin se çfarë jemi ne duke naviguar për momentin. Reagimet ishin të forta por pastaj u shpjegua që ishte thjesht një eksperiment që tregonte se sa të ekspozuar jemi në internet, sidomos kur WiFi që jemi futur është i hapur dhe pa kod. Për më tepër ndiqni videon:

Videoja është në anglisht por ne të GJBITeam e kemi përkthyer për ju në shqip. Nëse ju ka pëlqyer apo mësuat diçka nga kjo video, klikoni like, bëni një koment për çdo paqartësi dhe shpërndajeni në mënyrë që sa më shumë njerëz ta marrin vesh, krijohet një mjedis edhe më i sigurtë. /GJBITeam.