Pangu sjell jailbreak për iOS 9,1
Pa asnjë njoftim të mëparshëm, skuadra e hakerave Pangu ka realizuar një përditësim të mjetit të tyre të jailbreak për të gjitha pajisjet që kanë iOS 9,1. Mjeti, i cili është i disponueshëm edhe për Mac edhe për Windows, u lejon përdoruesve t’u bëjnë jailbreak iPad, iPhone apo iPod touch. Dhe më interesantja është se e njëjta skuadër po premton realizimin e jailbreak për gjeneratën e katërt të Apple TV javën që vjen.
Për fat të keq, vetëm disa njerëz do të mund të kenë mundësinë të përdorin këtë jailbreak. Pse? Sepse Apple ndaloi së firmosuri iOS 9,2 në fund të Dhjetorit, çka do të thotë se çdokush i cili nuk po përdor iOS 9,1 nuk do të mund të degradojë apo t’i bëjë upgrade tek ky version i veçantë të iOS. Duke qenë që se të gjithë ata të cilët nuk i kanë bërë jailbreak pajisjeve të tyre që kur kanë instaluar një version më të ri të iOS, dhe ata të cilët e kanë instaluar jailbreak në një version më të hershëm të iOS, e zvogëlon numrin e personave të cilët mund ta përdorin këtë mjet.
Pangu ka pranuar se e meta në kernel e përdorur për 9,1-shin u arnua nga Apple me anë të iOS 9,2. Me fjalë të tjera, nuk do të humbiste asgjë duke realizuar përditësimin 1,3, dhe u ka dhënë disa përdoruesve të cilët po vazhdojnë të përdorin iOS 9,1 një mundësi për të shijuar jailbreak.
Në faqen e saj të internetit, Pangu ka falenderuar veçanërisht Jung Hoon Lee, i mbiquajtur Lokihardt, një ekspert Koreano Jugor i sigurisë i cili është i mirënjohur në qarkun e hakimeve. Lee më parë kishte fituar një dhuratë të madhe në kompeticionin e hakimit Pwn2Own 2015. Pwn2Own është një kompeticion ku pjesëmarrësit sfidohen për të shfrytëzuar celularët dhe software-t e tyre duke përdorur mënyra të ndryshme.
Ju mund ta shkarkoni Pangu 1.3 për iOS 9.1 në website-in zyrtar të Pang-ut. Mjeti funksionon vetëm për iOS 9.1 në pajisjet 64-bit. Më herët, versionet e iOS 9 mund të bëheshin jailbreak edhe në pajisjet me arkitekturë 32-bit duke përdorur të njëjtin mjet.
JAILBREAK PËR APPLE TV 4 ËSHTË RRUGËS
Duke patur iOS 9.1 të mundshëm për t’i bërë jailbreak është mirë, por lajmi për jailbreak të Apple TV 4 është shumë më interesante. Në llogarinë të tyre zyrtare në Twitter, Pangu lajmëron së do të realizojë një jailbreak për Apple TV 4 me sistem 9.o.x javën që vjen.
Ne do të realizojmë “jb” për Apple TV 4 (9.0.x) javën që vjen i cili ka akses vetëm në SSH, Është kryesisht për kërkime shkencore dhe për zhvilluesit të jailbreak.
— PanguTeam (@PanguTeam) 11 Mars 2016
Jailbreak-u do të përfshijë vetëm akses të SSH, kështu që nuk ka shumë mundëse të ketë ndonjë ndërfaqe miqësore me përdoruesin në dalje. Deri më tani, ky është lajm shumë i mirë, dhe do të hapë porta të reja për modifikimin dhe përmirësimin e Apple TV. Mbani mend, gjenerata e tretë e Apple TV nuk u bë jailbreak kurrë, kështu që ka patur kërkesa të shumta për një jailbreak të ri për Apple TV.
Ju lutem kini parasysh që jailbreak-u vjen me rreziqe të pandashme. Duke i bërë jailbreak pajisjes suaj, ju po përdorni një mjet të krijuar nga një skuadër që nuk ka lidhje me Apple i cili nxjerr në pah gabimet e sigurisë.