iPhone 5se: Një iPhone i ri me ekran 4 inç për vitin 2016
iPhone-i i gjeneratës së re të Apple me ekran 4 inç thuhet se do të vijë në Mars të këtij viti.
Me një shikim të parë:
Sipas burimeve të GJBITeam, thuhet se iPhone 5se do të quhet iPhone-i i ardhshëm me ekran 4 inç të Apple. Thuhet se ngjason shumë me iPhone 5s, por me mbulim xhami të lakuar, dhe disa specifika të brendshme të përmirësuara, duke shtuar një procesor “A9” dhe mbështetje për “Apple Pay”.
Karakteristikat e pritshme:
- Ekran 4-inç
- Procesor A9
- Touch ID
- Mbështetje për Apple Pay
- Kamera 8-megapiksel
- Mbështejte për “Live Photos”, por jo “3D Touch”
- Kasë metalike
Çfarë mund të presim
Që prej lançimit të iPhone 6 dhe 6 Plus me ekran 4,7 dhe 5,5 inç në shtatorin e vitit 2014, sipas thashethemeve ka patur konsiderata nga Apple për të prezantuar një pajisje me ekran 4 inç për ata të cilët duan diçka të përballueshme dhe në të njëjtën kohë të vogël në përmasa. Pavarësisht nga thashethemet as një pajisje e këtij lloji nuk u prezantua në vitin 2016, por për vitin 2016, këto thashetheme janë rritur shumë dhe me sa duket, një iPhone me ekran 4 inç do të lançohet në të ardhmen e afërt.
Për disa muaj me rradhë, thashethemet për një iPhone me ekran 4 inç kanë qenë të shpërndara kudo, mbase ngaqë Apple vetë ka punuar për të “ngurtësuar” një dizajn dhe specifika të brendshme. Duke qenë që tani pjesët e pajisjes janë në stad prodhimi, ne kemi një imazh më të qartë se çfarë mund të presim nga një iPhone me ekran 4 inç.
Thënë se mund të quhet “iPhone 5se”, pajisja raportohet të jetë modeluar pas iPhone 5s. Emri është nënkuptuar pozicionin e tij si një përmirësim i gjeneratës së dytë të verisonit të iPhone 5s. Më herët thashethemet për një iPhone me ekran 4 inç thonin se mund të ishte i ngjashëm me iPhone 5C, çka do të printe mediat t’i referoheshin pajisjes 4 inç-ëshe si “iPhone 6C” vitin e shkuar. iPhone 6C dhe iPhone 5se referohen nga thashethemet si e njëjta pajisje 4 inç-ëshe që po zhvillon Apple.
Thashethemet gjithashtu shtojnë se iPhone 5se do të jetë në të njëjtat përmasa si iPhone 5s, mjaftueshëm i ngjashëm me dy celularët e tjerë që të ndajnë të njëjtat kasa dhe aksesorë të tjerë. Mund të ketë marë disa sugjerime nga dizajni i “flagship”-it të Apple, iPhone 6s, megjithëse, të adaptosh një një xham të lakuar rreth qosheve të shndritshme të iPhone 5se duket jo e përshtatshme.
Kur marrim parasysh të gjitha thashethemet që kemi dëgjuar, iPhone 5se mund të jetë në të njëjtin nivel me performancat e pajisjeve me ekran më të madh të Apple, por nuk do të ketë të njëjtat karakteristika si pajsisja “flagship” e Apple. Në brendësi, iPhone 5se ka shumë mundësi të ketë të njëjtin procesor A9 që përdoret në iPhone 6s, por mund të jetë i kufizuar në 1GB RAM dhe mund të vijë vetëm në kapacitetet 16 dhe 64GB, pa opsionin 128GB. Mund të duket si një kryqëzim midis iPhone 6 dhe iPhone 5s, duke adaptuar pjesët e brendshme të bashkë iPhone 6 dhe iPhone 6s.

Thuhet se iPhone 5se do të ketë të njëjtën kamera 8-megapiksel si në iPhone 6, së bashku me kamerën e përparme 1,2-megapiksel. Thuhet të jetë përfshirë edhe “autofocus” i përmirësuar, duke mbështetur kështu panorama më të mëdha dhe mundësinë për të shkrepur “Live Photos”. Ndërkohë që mund të shkrepë “Live Photos”, iPhone 5se nuk do të ketë “3D Touch” sepse kjo është një karakteristikë “flagship” në iPhone 6s.
Si të gjithës iPhone-t e fundit të Apple, iPhone 5se do të përfshijë një çip “NFC” dhe “Touch ID” për të mbështetur shërbimin e pagesës “Apple Pay” nga kompania. Do të përfshijë gjithashtu edhe “Bluetooth” 4,2, “WiFI” të shpejtë 802,11ac, dhe “VoLTE”. Sipas burimeve të GJBITeam, thuhet se iPhone 5se do të ketë një bateri 1,624 mAh, e cila është më e madhe se bateria e iPhone 5s.

Mundësi për shfaqjen pjesëve
Nga fundi i Janarit, një imazh përfaqësoi përshkrimin e iPhone-it me ekran 4 inç të supozuar nga Apple pranë një iPhone-i 5. iPhone-i 4 inç në foto shfaqet të jetë në të njëjtat përmasa me iPhone 5, por përfshin elementet e dizajnit të iPhone, si qoshet me xham të lakuar, më i hollë, dhe një kamera të përparme të zhvendosur, butonat e volumit në formë pilulash, dhe një buton ndezjeje i cili është i vendosur në anën e djathtë të pajisjes.

iPhone-i shumë i përfolur me ekran 4 inç i përshtatet thashethemeve të cilat thonë se pajisja do të ketë një xham të lakuar si iPhone 6 dhe 6s, dhe hedh poshtë ato që thonë se iPhone 4 inç do të adaptojë dizajnin e iPhone 5s.
Për shkak se nuk mund të konfirmojmë vërtetësinë e imazhit, duhet të shihet me skepticizëm deri sa imazhe të reja të dizajnit të iPhone-it 4 inç do të shfaqen. Ka shumë mundësi të jetë një iPhone jofunksional, por mund të jetë thjeshtë një koncept dizajni i tij i krijuar nga krijuesit e kasave. Por ka edhe mundësi që të jetë një pajisja false tërësisht.
Në mënyrë më të detajuar
Dizajni
Për disa muaj, thashethemet kanë qenë dakord që iPhone-i 4 inç do të jetë i ngjashëm me iPhone 5s, duke adaptuar kështu skeletin e tij prej alumini por së fundmi kemi mësuar se pajisjet mund të ndajnë një dizajn të ngjashëm.
Sipas uebsajtit Japonez Mac Otakara, iPhone 5s dhe iPhone 5se janë pothuajse në të njëjtat përmasa, mjaftueshëm të ngjashëm në dizajn sa që kasat dhe aksesorët e dizenjuar për iPhone 5s do t’i përshtaten iPhone 5se. Specifikisht, iPhone 5se do të ketë përmasa 122.90mm x 57.63mm, të cilat nuk do të jenë aspak shumë ndryshe nga përmasat 123.8mm x 58.6mm të iPhone 5s. Sajti nuk ka dhënë më shumë informacion për trashësinë e iPhone 5se, por thuhet se aksesorët do t’u përshtaten të dyja pajisjeve, dhe është e pa pëlqyeshme që iPhone 5se të jetë më i hollë se iPhone 5s. Sa për peshën, është pak më e vogël, kështu që do të peshojë pak më pak.

Trupi i iPhone 5se thuhet të jetë pak a shumë në të njëjtat përmasa dhe dizajn si iPhone 5s, por dizajni i ekranit mund t’ë jetë më i ngjashëm me iPhone 6. iPhone 6 dhe 6s kanë një ekran të përbërë nga një xham i lakuar në 2.5D i icli është i projektuar të rrjedhë përsosshmërisht në trupet e pajisjeve. Sipas thashethemeve, iPhone 5se do të përdorë të njëjtin xham të lakuar duke patur kështu qoshet e lëmuara e të shndritshme në pjesën e përparme të iPhone 5s, por është e paqartë mënyra se si Apple do t’i kombinojë këto dy dizajne estetike.

Xhami i përparmë i lakuar është një ndryshim i rëndësishëm për dizajnin e iPhone 5s, kështu që mund të presim disa dallime vizuale mes dy pajisjeve. Për shembull, nëse Apple eliminon anët e lëmuara në pjesën e përparme të pajisjes për të zbatuar një ekran të lakuar, edhe anët e lëmuara në pjesën e prapme të pajisjes do të hiqen gjithashtu.
Sa për ngjyrën, thashethemet e fundit thonë se do të vijë në të njëjtat ngjyra si iPhone 5s, por ka patur edhe fjalë se mund të vijë edhe në ngjyrë rozë të shndritshme, duke sugjeruar se ngjyrat jo-tradicionale mund të jenë një opsion.

Pavarësisht nga thashethemet që thonë se iPhone 5se do të ngjasojë më shumë me iPhone 5s, ka akoma disa aludime për dizajnin final se sa të ngjashëm do të jenë pajisjet me njëra-tjetrën.
Procesori

Thashethemet për procesorin që pritet të përfshihet në iPhone-in 4 inç janë ndarë mes atij “A8” të përdorur në iPhone 6 dhe “A9” të përdorur në iPhone 6s, por teksa afrohemi më pranë lançimit të tij, informacionet të çojnë më pranë “A9”-s.
A9-a ishte një hap shumë i madh nga A8-a i përdorur në iPhone 6, dhe do të ofrojë përmirësime shumë të mëdhaja në performancë se sa A7-a në iPhone 5s. Është 70% më i shpejtë në punët e CPU-së dhe 90% më i shpejtë në punët e GPU-së se sa A8-a, i cili ishte një gjithashtu një çip mbresëlënës.
Çipi A9 përfshin të integruar M9, bashkëprocesorin e mocionit, i cili do të lejojë iPhone 5se të mbajë gjithmonë të ndezur shërbimin “Hey Siri”. Në pajisjet të cilat përdorin shërbimin “Hey Siri” mund të përdoret në çdo kohë duke aktivizuar Siri-n nëpërmjet zërit apo operimeve pa duar. Në iPhone-t e vjetër ku bashkëprocesori ishte i një çip i veçuar, “Hey Siri” ishte i përdorshëm vetëm kur iPhone ishte në karikim.
Gjithashtu bashkëprocesori i mocionit M9 është i aftë të masë hapat apo ritmin e vrapimit krahas hapave, distancave, dhe ndryshimet e lartësisë. Lartësia matet duke përdorur një barometër të integruar i cili pritet të jetë i përfshirë në iPhone 5se.
Gjithashtu ka patur disa thashetheme rreth sasisë së RAM-it që mund të ketë në iPhone 5se, dhe ndërkohë një thashethem tjetër thotë se iPhone 5se mund t’a ketë RAM-in 2GB, ndërsa të tjerë thonë se RAM-i do të jetë vetëm 1GB. Kjo është në të njëjtin nivel me iPhone 6 dhe iPhone 5s.
Kamera
iPhone 5se do të vazhdojë të përdorë kamerën 8-megapiksel në vend të asaj 12-megapiksel të prezantuar me iPhone 6s, por thuhet se do të jetë e njëjta kamera e përdorur në iPhone 6.
Me iPhone 6, Apple shtoi karakteristika të reja për ta përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme kualitetin e fotografisë, duke përfshirë këtu autofokus më të shpejtë dhe përmirësim të stabilizimit të imazhit. Si rezultat, iPhone 6 është i aftë të shkrepë foto më të mira se paraardhësi i tij iPhone 5s, veçanërisht në kushte me dritë të ulët.

Kamera 8-megapiksel, nëse është e njëjta si e iPhone 6, do të mbështesë fotot panoramike me rezolucion të lartë deri në 43-megapiksel, video 1080p HD në 60fps, dhe video me mocion të ulët në 240fps. Sipas thashethemeve, iPhone 5se do të jetë i aftë të shkrepë “Live Photos”, një aftësi kjo vetë e iPhone 6s. Fotot do të luhen duke mbajtur një shtypje të gjatë si në verisonet e vjetra të pajisjeve iOS, duke qenë që iPhone 5se nuk do të përfshijë “3D Touch”.
Karakteristika të tjera
Sipas thashethemeve, iPhone 5se do të përfshijë shumë karakteristika të cilat janë përdorur në pajisjet e fundit të Apple, si specifikat e reja të versionit 4,2 të “Bluetooth”, WiFi 802,11ac më e shpejtë, një barometër për të gjurmuar lëvizjet dhe mbështetje për VoLTE. Njësoj si iPhone 5s, do të përfshijë Touch ID, por do të vijë gjithashtu edh eme një çip NFC.

Me NFC-në e integruar, iPhone 5se do të mbështesë Apple Pay, shërbimin e pagesave të Apple. Do të jetë i aftë të bëjë pagesat e Apple Pay në dyqane dhe në aplikacione.
Kapaciteti i ruajtjes
Për t’a diferencuar nga flagship-i i Apple, iPhone 6s, iPhone 5se mund të vijë vetëm në kapacitetet 16 dhe 64GB, pak a shumë si iPhone 6 që Apple vazhdon të shesë si një pajisje të gjenertës së shkuar me çmim të ulët. Kjo do të jetë një rritje nag iPhone 5s, i cili ofrohet vetëm në kapacitetet 16 dhe 32GB.
Jatëgjatësia e baterisë
Bateria e iPhone 5se mund të jetë pak më e madhe se nateria e iPhone 5s, duke e llogaritur në 1,624 ose 1,642 mAh. Thashethemet për dy bateritë kanë ndërruar vednet e dy numrave të fundit, kështu që kapaciteti i baterisë është ende i paqartë.
Relativisht, iPhone 5s ka një bateri 1,560 mAh. iPhone 5se mund të ketë rritje të vogël të jetëgjatësisë së baterisë. por me siguri do të vazhdojë të ofrojë kohën e bisedës 10 orëshe që ofron edhe iPhone 5s.
Çmimi
Thashethemet nga Azia thonë se iPhone 5se mund të shitet për 560 dollarë, por nuk është e qartë nëse çmim bëhet fjalë për modelin 16GB apo për modelin me kapacitet më të madh, 64GB. Momentalisht, iPhone 6 i gjeneratës së shkuar shitet për 549 dollarë për modelin me kapacitet 16GB, kështu që për çmimin 560 dollarë, iPhone 5se mund të ketë kosto të ngjashme me iPhone 6.
Duke qenë që iPhone 5s do të zëvendësohet nga iPhone 5se, atëherë iPhone 5se do të shitet me çmimin aktual të iPhone 5s prej 450 dollarësh për modelin 16GB, kështu që të gjitha aludimet e përmendura më sipër hidhen poshtë.