Si të rregulloni problemin me menunë Start në Windows 10

Me ardhjen e Windows 10, ishte e pashmangshme që jo gjithëkush do bënte kalimin tek ky i fundit pa dëm. Kemi parë shumë probleme, por një nga më stresuesit që filloj t’u ndodhë shumë përdoruesve është ai i ngrirjes së menusë Start. Nuk ka një zgjidhje të posaçme për problemin e raportuar, por më poshtë do mundohemi të listojmë disa sugjerime se si të zgjidhni këtë problem.

Taskbar

Ristartoni Explorer

Kjo është një zgjidhje e vjetër për shumë probleme që ndodhin me menunë Start, Taskbar-in dhe me dritaret e Explorer në të gjitha versionet e mëparshme të Windows. Ia vlen t’a përmendim ngaqë zgjidh probleme si rasti kur Taskbar pëson crash dhe nuk është e nevojshme të ristartoni kompjuterin.

Së pari, shtypni CTRL + SHIFT + ESC, për të hapur Task Manager, dhe më pas klikoni More details në fund, nëse ju kërkohet. Shkoni poshtë në listën e proceseve derisa të shihni Windows Explorer, i cili do jetë pranë nga fundi. Klikoni mbi të me të djathtën e mousit dhe zgjidhni Restart. Kjo do të heqë për pak kohë Taskbar-in dhe menunë Start, para se programi të ristartohet. Nëse çdo gjë shkon mirë, kjo do të zgjidhë problemin tuaj.

Windows 10 setup

Riinstaloni Windows-in pa humbur të dhënat tuaja

Nuk është aq drastike sa tingëllon, dhe shpesh është shërim për shumicën e “sëmundjeve” që kanë lidhje direkt me Windows. Nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë për të riinstaluar Windows-in. Për t’u siguruar që po merrni një version komplet të freskët të Windows, shkarkoni Windows 10 Media Creation tool nga kjo faqe e Microsoft.

Klikoni ‘Download tool now’ dhe hapeni dosjen që sapo shkarkuat. Sigurohuni që po zgjidhni opsionin i cili ju pyet për të krijuar një media për PC-në që momentalisht po përdorni. Prisni që instaluesi të shkarkoj Windows 10. Kjo do ju marrë pak kohë, por ndërkohë mund të përdorni kompjuterin tuaj, ndërsa shkarkimi vazhdon. Ndërsa ju prisni, sigurohuni të ruani dosjet tuaja më të rëndësishme, thjesht në rast se gjërat shkojnë keq. Kjo është e pamundur të ndodh, por gjithësesi është mirë të jeni i kujdesshëm.

Mbasi të shkarkohet, ju tani mund të vazhdoni me riinstalimin. Kliko Accept sa i përket Marrëveshjes së Licencës, dhe më pas prisni pak më shumë ngaqë Windows kërkon për përditësime për instalimin tuaj. Pasi proçesi të përfundojë do ju kërkohet nëse doni të kryeni një instalim të freskët, pra nga e para apo dëshironi të mbani dosjet dhe aplikacionet që keni të instaluar. Zgjidhni opsionin e fundit, pra “keep your files and applications” nëse ju doni që gjithçka të mbetet e njëjtë.

Instalimi mund t’ju marrë kohë nga 20 minuta deri në më tepër se një orë, por mbasi instalimi të mbaroj, shpresojm që menuja juaj Start të kthehet në normalitet.