Thyhet rekordi i shpejtësisë së internetit në rrjetin 4G me 1.9Gbit/s

Elisa, një prej ISP-ve më të mëdha në Finlandë pretendon se ka arritur një rekord të ri në rrjetin 4G me shpejtësi shkarkimi 1.9Gbit/s duke përdorur teknologjitë Huawei.

Momentalisht, vendet si Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar janë kurorëzuar si vendet me shpejtësinë më ët lartë të internetit 3G dhe 4G, por tani edhe Finlanda po punon shumë për t’ua vështirësuar kompeticionin disi.

Elisa e vendosi këtë etapë rekord-thyese me ndihmën e teknologjive të pajisura nga gjiganti Kinez i telekomunikacionit Huawei çka do të mundësojë përdoruesve të rrjetit 4G të shkarkojnë një film Blu-ray në vetëm 40-45 sekonda.

Teknologjia 4G dhe 5G: E ardhmja e rrjeteve celulare

Në Shkurtin e vitit të shkuar, një ekip kërkuesish nga Universiteti i Surrey, ia dolën të arrijnë një shpejtësi rekord prek 1 Terabiti për sekond (1Tbps) gjatë një testi të teknologjisë 5G, e cila është gati 500 herë më e shpejtë se 4G-ja e Elisës.

Ndërkohë, në Qershorin e citit të shkuar Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) vendosi që ofruesit e internetit me teknologjinë 5G do të duhet të ofrojnë një shpejtësi standarte të internetit deri në 20Gbps, çka është 10 herë më e shpejtë se shpejtësia e 4G-së së Elisës.

Por momentalisht, ofruesit e internetit broadband 4G më të shpejtë deri më tani, kanë një shpejtësi deri më 300Mbps, ndërsa maksimumi i mundshëm në rrjetin e hapur të Elisës është 450Mbps.

Shpejtësia që ofrojnë rrjetet 4G është gjithmonë e në rritje, dhe, ka mundësi që në vitet në vijim ne do të jemi në gjendje t’ju ofrojmë klientëve tanë lidhje interneti në celularët e tyre me shpejtësi disa gigabit-ëshe për sekond, thotë  Sami Komulainen, Zëvendës President i Elisa.

Megjithatë, Elisa nuk është kompania e parë e telekomunikacionit e cila planifikon të ofrojë të paktën 1Gbps në rrjetin 4G brenda dy apo tre viteve të ardhshëm, duke qenë se Vodafone-i në Gjermani po përgatitet gjithashtu që t’u ofrojë klientëve të saj shpejtësinë 1Gbps në rrjetin e saj 4G nga fundi i 2016-ës.

A ju nevojitet një shpejtësi tepër e lartë e internetit në celularin tuaj?

Me siguri po mendoni, përse një përdorues i celularit ka nevojë për një lidhje interneti në të me shpejtësi tepër të lartë?

Nëse një internet i shpejtë ka potencialin e krijimit të një bote më të lidhur me një rrjedhje më të shpejtë të informacionit, atëherë ç’të keqe ka?

Rrjetet me shpejtësi super të shpejtë jo vetëm që do të jenë një ndihmë për “virtual reality” apo për realitetin “e shtuar”, por do të përshpejtojë gjithashtu edhe tregjet e videove, duke lehtësuar kështu transferimin e skedave të mëdha, si p.sh. “videot me rezolucion 4k e më tej.”

Për më tepër, në botën e sotshme portative, klientët celularë i përdorin këto të fundit për të ndërlidhur kompjuterat e tyre me internetin nga celularët e tyre, dhe kështu shpejtësitë e mëdha do ta lehtësojnë këtë lloj eksperience.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.