Google Now mund të bëj më shumë gjëra për ju si asistent dixhital i juaji

Shanset janë, ju me siguri nuk jeni duke përdorur Google Now në potencialin e saj të plotë. Përditësimi i fundit ka sjellë edhe më shumë funksionalitete që ju mund të përfitoni nga përdorimi si asistenti personal i juaji dixhital. GJBI Team do paraqesë një listë me 9 komanda që ju mund t’ia jepni telefonit tuaj, për aq kohë sa ju keni versionin e fundit të Google Now të instaluar në pajisjen tuaj Android.

Nëse jeni lodhur duke fikur/ndezur me dorë opsionin e WiFi dhe Bluetooth, Google Now në fakt, tani mund ta bëjë këtë për ju, për aq kohë sa ju i thoni për ta fikur apo ndezur WiFi dhe Bluetooth, kuptohet në gjuhën angleze (ang. “turn wifi off” ose “turn Bluetooth on” dhe anasjelltas). E njëta gjë shkon dhe për funksionin e elektrikut të dores (ang.flashlight), të cilën mund ta fiksni dhe ndizni me anë të komandës zanore (ang. turn on/off the flashlight), duke e bërë të dobishme për herë kur jemi në errësirë dhe nuk gjejm dot telefonin tnë. Gjithashtu mund të bëni dhe detyra të tjera të thjeshta si vendos alarmin (ang. Set the alarm..), ndrysho nivelin e dritës (ang. change brightness volumes and levels) etj.

Google Now mund të pranojë edhe komanda për hapjen e aplikacioneve, madje edhe faqeve të internetit, për aq kohë sa URL është diçka e lehtë për asistent tuaj dixhital për ta kuptuar. Gjithashtu mund ta komandoni atë për të luajtur muzikë dhe nëse ju thoni fjalët e sakta “Luaj muzikë” (ang. Play music), do t’ju dërgoj tek “I’m Feeling Lucky” opsion në Google Play Music. Në qoftë se ju dëshironi që Google Now të luaj muzikë nga aplikacione të veçantë, mund të thoni “Luajë muzikë në …” (ang. “Play music in…”) dhe pastaj thoni emrin e aplikacionit të muzikës, si Spotify, Pandora, etj

Ju gjithashtu mund të lexoni SMS tuaj, madje edhe ti përgjigjeni atyre, e cila natyrisht është e rëndësishme kur i keni duart e zëna në atë momente. Gjithashtu mund të telefononi dhe t’u shkruani kontakteve tuaja gjatë kohës kur jeni duke i dhënë makinës. Nëse thoni “Hapni kameran” (ang. open camera), do të ju hapet kamera, por në qoftë se ju thoni “regjistron një video” (ang. “record a video”), do ju dërgoj direkt tek video. Nëse thoni “shkrep një foto” (ang. take a picture), do t’iu paraqes një listë të aplikacioneve që shkrepin fotografi nga kamera juaj. Këto janë vetëm disa nga gjërat që Google Now mund të bëjë për ju, dhe ju mund të zgjidhni për të shqyrtuar dhe zbuluar më shumë.