iPhone-i i ardhshëm do të jetë tërësisht prej xhami

Muajin e kaluar dolën shumë thashetheme se Apple po punonte për një iPhone të ri tërësisht prej xhami. Por lajmi u prit me cinizëm dhe gëzim në të njëjtën kohë, dhe tani një prodhues kryesor i Apple e ka konfirmuar këtë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Catcher Technology, Allen Horng, e cila për shumë kohë ka qenë prodhuesja kryesore e kasave të iPhone për një kohë të gjatë, ka thënë se Apple do të përdorë një kasë tërësisht prej xhami për iPhone-in e saj të 2017-ës.

Për këtë ndryshim radikal, shefi ekzekutiv i Catcher Technology tha se përdorimi i një kase prej xhami do të ishte shumë e shtrenjtë për kompaninë, pasi do t’i duhej një “teknologji më e avancuar” për t’i prodhuar. Ai shtoi gjithashtu se kasa do të mbahej nga një kornizë metalike.

Ky ndryshim pritet që shkojë shumë më larg se sa iPhone 4 dhe 4S të cilët kishin pjesën e pasme tërësisht prej xhami, dhe nga rivali Samsung për linjat Galaxy S dhe Note në të cilën është përdorur vetëm xhami për të gjithë pjesën e jashtme. Nëse Apple do ta arrinte këtë, ajo do të kishte një smartphone unik.

Por jo gjithçka shkon vaj.

Horng tha se “Me sa di unë, vetëm një model do të ketë një kasë prej xhami vitin tjetër” dhe, jep një rang çmimesh të cilat na sugjeronin iPhone 8 Plus (Apple pritet ta tejkalojë iPhone 7S për përvjetorin e 10 të iPhone) ose thjeshtë iPhone Pro të shumëpërfolur.

Sipër iPhone 8 do të ketë një ekran OLED si shumica e rivalëve të Apple, dhe do të karakterizohet nga një “Ekran pa cepa”.

Të gjitha këto na japin disa të dhëna se iPhone 7 do të jetë shumë ndryshe nga paraardhësit e tij, dhe do të vijojë një epokë të re për gjeneratën e iPhone-ve…

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.