Google fiton betejën ndaj Oracle për përdorimin e Javas në Android
Sipas vendimit të gjykatës, Google nuk po e shkel API-n Java-s të Oracle me sistemin e tyre Android.
Juria zbuloi se Android po e përdor API-n e Java-s nën një “përdorimi të drejtë” në dispozitë të ligjeve të të drejtës së autorit. Me anë të një e-mail’i për Ars Technica, një avokat i Google deklaroi:
Verdikti i sotshëm i cili e bën përdorimin e API-t të Java-s në Android një “përdorim të drejtë” përfaqëson një fitore për ekosistemin e Android, për komunitetin e përdoruesve të Java-s, dhe për zhvilluesit e software-ve të cilat besojnë në gjuhët e programimit të hapura dhe falas për të ndërtuar produkte inovative për konsumatorët.
Dhe deklarata e Oracle:
Ne besojmë se Google e ka zhvilluar Android duke kopjuar ilegalisht duke kopjuar bërthamën nga Java technology për t’u futur sa më shpejt në tregun e pajisjeve celulare. Oracle e ngriti këtë padi për të ndaluar sjelljen ilegale të Google.Ne besojmë se ka plot arsye për të apeluar vendimin dhe për ta dërguar këtë çështje në Qarkun Federal.
Gjyqi nuk po shkonte siç duhet për Google, duke qenë se avokatët e Oracle dukeshin se kishin argumente të fortë se përdorimi i Java-s në Android nga Google nuk ishte gjë tjetër veçse një padrejtësi. Në argumentin e tij përmbyllës, avokati i Oracle Peter Bicks tha “Ata kopjuan 11,500 rreshta kode. Është e pakontestueshme. Ata morën kodin, e kopjuan, dhe e kanë vënë drejt e në Android.”
Gjyqi ka mbaruar, por pritet një apel nga Oracle së shpejti.