Need for Speed për PC pritet të vij në Mars

EA ka konfirmuar se Need for Speed më i fundit është gati që të lançohet për PC më 15 Mars. Ata që paguajnë tarifat e abonimit për Origin dhe EA Access do të kenë mundësi të marrin lojën 5 ditë më herët, pra më 10 mars.

Portimi i lojës Need for Speed për PC u vonua për arsye sa i përket perfomancës vizuale, pasi u lançua për konsolët vjeshtën e kaluar. EA thotë se pas rregullimit të problemit me performancën, kompania ka shtuar edhe përmirësime të tjera të detajuara të cilat mund t’i zbuloni në trailerin më poshtë.

Këto përmirësime, si transmisioni manual, gradualisht do gjejn rrugën e tyre dhe tek versionet e ndryshme të konsolëve.