Geekbench 4 tashmë në dispozicion për të gjitha platformat

Pas më shumë se tre vjet, Geekbench 4 tani është gati për MacOS, Linux, dhe Windows. Sigurisht, është gjithashtu në dispozicion për shkarkim direkt nga App Store dhe Google Play Store.

Ishte momenti që Geekbench të lëshonte një përditësim të madh, sepse i fundit qe projektuar për modelet e vjetra të telefonave. Siç mund ta vini re, shumë gjëra kanë ndryshuar në të gjithë industrinë mobile që nga atëherë. Hardware-t dhe performanca janë shumë ndryshe këto ditë.

Geekbench 3 ishte kryesisht për smartphone-t mesatare vite më parë. Pra që kishin një minimum prej vetëm 512MB RAM e cila tani është shumë e ulët.

Galaxy S6 Edge

Këtë herë, një smartphone standart ka të paktën 2GB RAM dhe një procesor 64-bit. Besojeni apo jo, disa smartphone sot janë edhe më të fuqishme se laptop-ët apo dhe desktop-ët.

Të përfshira në Geekbench-in e ri 4 janë CPU-të e përditësuara që janë më të mëdha sesa ato në versionin e mëparshëm. Kjo do të thotë që më shumë kodëbazë gjithashtu është shtuar dhe përditësuar. Gjithashtu janë përfshirë dhe GPU-të e reja.

Shkarkoni Geekbench 4 dhe na dërgoni në koment një screenshot me detajet e pajisjes tuaj.

[button link=”http://geekbench.com/download/windows/” icon=”download”]Windows[/button] [button link=”https://www.primatelabs.com/geekbench/download/linux/v8q50zvw” icon=”download”]Linux[/button] [button link=”https://www.primatelabs.com/geekbench/download/mac/” icon=”download”]MacOS[/button] [button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=com.primatelabs.geekbench&hl=en” icon=”download”]Android[/button] [button link=”https://itunes.apple.com/us/app/geekbench-4/id1130770356" icon=”download”]iOS[/[/button]p>