Loja Assassin’s Creed: Identity nga Ubisoft po vjen dhe për Android

Ubisoft ka lançuar dje lojën Assassin’s Creed: Identity në plaftormën iOS për $4.99. Gjëja e mirë këtu është se zhvilluesit kanë njoftuar se loja do të lançohet edhe në Android gjithashtu këtë pranverë.

Assassin’s Creed Identity_1

Besoj se shumë prej jush jeni të njohur me Assassin’s Creed, por nëse nuk ja keni idenë se çfarë loje është, hidhini një sy trailerit më poshtë. Tek Assassin’s Creed: Identity ju keni mudësinë të zgjidhni vrasësin në varësi të llojit të lojës me të cilën ndiheni më rehat. Ndër to mund të zgjidhni që vrasësi juaj të jetë një: Berserker, Shadow Blade, Mashtrues ose Hajdut.

Loja zhvillohet në kohën e Rilindjes Italiane, dhe me vrasësin tuaj ju duhet të shkoni në një udhëtim të përbërë nga dhjetëra misione dhe mistere epike. Si me lojërat e tjera të Assassin’s Creed para kësaj, ju do të jeni në gjendje të rrisni nivelin e karakterit gjatë lojës dhe të mbledhni dhe grabisni shumë gjëra përgjatë rrugës.

Karakteret në Assassin’s Creed Identity