Ndërtimi 14328 për Windows Insiders sjell përmirësime në Taskbar-in e Windows 10

Microsoft ka lëshuar mëngjesin e djeshëm një nga ndërtimet më emocionuese të Windows 10 Insider, plot e përplot me karakteristika të reja dhe rregullime të ndryshme. Një nga karakteristikat më të reja është përditësimi i Taskbar, i cili premton që gjërat të menaxhohen edhe më thjeshtë tani.

Integrimi i Kalendarit

calendar-flyout-1024x683Së pari është integrimi i kalendarit të ri tek ora. Integrimi i kalendarit tek ora ka qenë dhe më parë por siç mund ta shihni tani vjen me një dizajn të ri si dhe ju mban të informuar se çfarë eventesh ju presin në të ardhmen.

Aplikacionet Universale në Taskbar, tani ju tregojn numrin e njoftimeve mbi ikonat e tyre

taskbar-badging-1024x133Nëse keni përdorur ndonjëherë iOS, me shumë mundësi jeni të njohur me numrin e njoftimeve që shfaqen mbi ikonën e një aplikacioni. Numri i njoftimeve ofron një pasqyrim të shpejtë të aplikacioneve që kanë marrë njoftime. Microsoft ka vendosur të zbatojë të njëjtin koncept në Windows 10, duke shtuar njoftimet (numrin e tyre) tek ikonat e Taskbar për Aplikacionet Universale të Windows. Në këtë mënyrë, nuk ka nevojë që të shkoni tek Start Menu dhe të shikoni ikonat live për ndonjë njoftim.

Një ikonë e re për Explorer

new-file-explorer-iconNdonjëherë gjërat e vogla janë ato që kanë rëndësi, dhe Microsoft ka bërë disa përmirësime për të zgjeruar dhe më tej funksionin e Taskbar. Së pari, tani do shihni një ikonë të re të File Explorer, e cila tani është pak më e sofistikuar.

action-center-iconSë dyti, ikona e Kontrollit sjell gjithashtu numrin e njoftimeve që ju mund të keni humbur, dhe tani butoni është zhvendosur në fund fare në të djathtë duke e bërë më të lehtë aksesimin e tij.

Kjo është e gjitha çfarë gjbiteam.com vuri re tek Taskbar në ndërtimin 14328. Na tregoni me anë të komenteve se çfarë mendoni rreth këtyre përditësimive, dhe çfarë tjetër dëshironi të shihni në ndërtimet e ardhshme.